Mbërrijnë edhe 11,700 doza vaksinash Pfizer në Rinas/ Rama: “Drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Facebook ka lajmëruar se në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur edhe 11,700 doza vaksinash Pfizer.

“Drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit” , shkruan Rama.

Statusi nga Edi Rama:

#ShqipëriaBuzëqesh

Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri.Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit .

#SkaKohëPërPushim