Ministri i jashtëm grek të premten në Kosovë,

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, të premte me 4 qershor, ku do të takohet më liderët shtetëror.

Demokracia.com ka arritur të sigurojë agjendën e vizitës së ministrit grek, i cili do të qëndrojë në vendin tonë, pas raportimeve se shteti i tij është duke e shqyrtuar njohjen për Kosovën.

Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për vizitën e Dendias në Kosovë.

Ministri grek do të pritet në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Më pas, në ora 10:40, Dendias do të zhvillojë një takim 40 minutësh me homologen e tij, Donika Gërvalla, raporton Demokracia.com.

Ndërsa një ora 11:20 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në ora 11:45 diplomati grek do të pritet në takim nga presidentja, Vjosa Osmani, ndërsa në ora 12:20 do të takohet edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Në fund, ministri grek do ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takimi prite të nis në ora 12:50.

Demokracia.com ju sjell të plotë agjendën e vizitës së ministrit grek në Kosovë.