Negociatat, Luigi Di Maio: Lënia e Ballkanit Perëndimor jashtë BE, do të ishte gabim historik

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka komentuar idenë dhe deklaratat e presidentit slloven Pahor mbi integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në të njëjtë kohë.

“Hyrja e të gjitha vendeve të Ballkanit është një qëllim ambicioz, por sigurisht i realizueshëm dhe Italia është gati për ta arritur atë. Vendet e rajonit duhet të përballen me sfida komplekse, por të domosdoshme.

Secili do të përfundojë rrugën sipas aftësive të tyre, por është thelbësore që të gjithë ta arrijnë këtë qëllim strategjik “, tha Di Maio.

Sipas mediave italiane, ai theksoi se në Bruksel të gjithë vendet anëtare nuk e shohin Ballkanin si një ‘lagje’ të tyre por dera e BE-së është e hapur për të gjithë në momentin që plotësohen kushtet.

“Lënia e këtyre vendeve jashtë BE do të ishte një gabim me rëndësi historike, një miopi e pajustikuar politike që do të favorizonte palët e treta jo domosdoshmërisht të interesuara për integrimin e plotë të rajonit
në Bashkim”– tha Di Maio.

Sipas tij nëse kjo ndodh leva më e rëndësishme në dispozicioni do të humbi për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të shpërndarë nyjet politike që bllokojnë ende sot potencialin e jashtëzakonshëm të zonës.