Nisma “Gati për Shqipërinë”: Kryeministri Rama: 349 SHPREHJE INTERESI në mbështetje të programeve të Mandatit të Tretë

Kryeministri Edi Rama thotë se është befasuar nga interesi i shprehur nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, ndaj nismës “Gati për Shqipërinë”.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri lajmëron se të interesuarit duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.

“349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:

• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë

Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.

Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës

[email protected]

Me konsideratat më të larta,

Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”, shkruan Rama.