Presidenti Meta niset drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta niset në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë, për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë Takim do të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë Proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal.

Në Bërdo të Sllovenisë zhvillohet sot (17 maj) samiti i shefave të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të nismës së përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë Bërdo-Brijuni, që ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit në procesin e integrimeve evropiane. Me këtë takim kësaj radhe shënohet dhjetë vjetori i kësaj nisme, ndërsa nikoqirë të takimit janë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor edhe ai i Kroacisë, Zoran Millanoviq.