Rama konferencë me ministrin gjerman Michael Roth, “dush të ftohtë” BE-së për Negociatat, Kosovën, vaksinat, hapjen e kufijve

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 2-ditore, ku në takime të ndryshme diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Roth është takuar me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka dalë në një konferencë për shtyp nga Kryeministria.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se mbajtja e Konfrencës së Parë Ndërqeveritare varet nga çështjet e brendshme të BE. Ai solli në vëmendje ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Megjithatë, kryeministri i Shqipërisë kërkoi që Unioni të zbatojë vendimet. Rama shtoi se vendi ynë i ka kryer detyrat e saj për procesin e integrimit.

Ndërkohë, Michael Roth u shpreh se Shqipëria ka shënuar rritje. Ai shtoi se BE nuk lë askënd vetëm dhe se Ballkani Perëndimor është oborri i brendshëm i Bashkimit Evropian.

Ai u ndal edhe tek zhvillimet politike. “Mazhoranca e dalë nga zgjedhjet është e qartë dhe këtë e them edhe si socialdemokrat” – tha Roth.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Michael Roth deklaroi se Gjermania do të punojë fort që BE t’i qëndrojë zotimit për Ballkanin Perëndimor. Ai tha se “Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i BE” ndërsa pranoi se Shqipëria tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet për nisjen e negociatave.

Ministri i Jashtëm gjerman theksoi se hapja e negociatave është vetëm hapi i parë për hyrjen në BE, pasi mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

“Ka shumë për t’u bërë jeni thjesht në fillim të një rruge, shteti ligjor, sistemin e drejtësisë funksional, administratë moderne, qasje me respekt për pakicat kulturore dhe fetare. Ne nuk jemi thjesht komunitet ekonominë dhe financiar por edhe komunitet vlerash”, deklaroi zyrtari gjerman.

Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta dhe se miratimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare është thjeshte çështje e brendshme e BE. Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se vendi unë “në disa pika është më përpara se disa vende që i kanë hapur kapitujt e negociatave”.

“Çfarë do të vijë nga miqtë do jetë e mirëpritur, por ne do të vazhdojmë të punojmë. Reforma në drejtësi nuk do ndalojë nëse hapen ose jo dyert për konferencën ndërqeveritare. Sfida jonë është si t’i çojmë përpara arritjet. Ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtar, por po kërkojmë atë që na takon”, deklaroi z. Rama.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nuk dha një përgjigje të prerë nëse trajtimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit në BE do të ndahet edhe pse theksoi se çështja e saj me Bullgarinë është bilaterale dhe si e tillë do të duhej të ishte zgjidhur.

“Ne po punojmë që në 22 qershor KE të marrë një vendim dhe procesi më në fund të nisë. Ne kemi një problem me RMV, i cili duhej të zgjidhej në nivel bilateral. Në politikë vendoset sipas fakteve dhe faktet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tregojnë se të dyja vendet duhet t’i nisin negociatat. Konstatoj vetëm një problem, i cili nuk ka të bëj me Shqipërinë, por me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, theksoi z. Roth.

Qeveria gjermane gjykon se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për këtë po punon që bashkë me vendet e tjera të unionit më 22 qershor në Këshillin Evropian të vendoset pozitivisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kështu u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama ministri gjerman për Evropën Michael Roth.

“Ju e dini se ka pasur kushte për Shqipërinë dhe ne mund të themi… dhe ky është pozicioni i qeverisë sime, që Shqipëria ka shënuar arritje. Ndaj edhe ne po punojmë që më datën 22 qershor Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur,” – tha ministri Roth, i cili nënvizoi se BE parashikon një projekt investimesh prej 12 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor.

“Në politikë vendoset sipas fakteve dhe faktet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (RMV) tregojnë se të dyja vendet duhet t’i nisin negociatat,” – vijoi ministri Roth, teksa pranoi se ka pasur një ngërç për procesin integrues të RMV-së.

Në fjalën e tij ministri gjerman premtoi më tepër angazhim për të zgjidhur çështjen mes Shkupit dhe Sofjes. Ai kujtoi se që gjatë presidencës gjermane të BE-së është negociuar vazhdimisht për zgjidhjen e problemit dhe se kjo po vijohet edhe nga presidenca portugeze.

Lëvizja në BE, Rama – ministrit gjerman: Të mos ndahen njerëzit sipas vaksinës që kanë bërë, lindore apo perëndimore

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman për Europën Michael Roth, i ka bërë atij edhe një kërkesë.

Rama theksoi se duhet që të mos ndahen njerëzit në kategori në Ballkan për lëvizjen e lirë në Europë, në bazë të vaksinës që kanë bërë.

Edi Rama: Qytetarët nuk udhëtojnë dot në Europë, për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori, kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe atyre që kanë bërë vaksinë lindore. Uroj që ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që të përçojmë këtë mesazh, të mos ndahen njerëzit në kategori, kur bëhet fjalë për të drejtën elementare për lëvizjen e lirë.

Po ashtu në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kryeministri Rama komentoi edhe çështjen e lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës në vendet e BE.

Për këtë çështje, Rama u shpreh se Bashkimi Europian e ka marrë peng Kosovën, ku bëri një krahasim me lojën e shahut, duke thënë se një nga figurat ka bllokuar lëvizjen e një ushtari.

“BE e ka marrë peng Kosovën. Peng është Kosova e një loje shahu, ku një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtarë ta mbajë peng.

Për këtë, shtetasit e Kosovës nuk lëvizin të lirë në BE. Kjo është e turpshme, por nuk kemi se çfarë t’i bëjmë”, u shpreh Rama.

Roth vjen në Shqipëri pasi ndodhet aktualisht për vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriut. Ministri shtetëror gjerman për Evropën Michael Roth para arritjes në Shkup tha se është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet e tij për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është evropiane, tani duhet të veprojmë vendosmërisht që të mos ketë asnjë dyshim për këtë ardhmëri”, shkroi në Twitter Michael Roth.

 

 

/argumentum.al