Raporti vjetor/ OSBE vlerëson Presidencën shqiptare gjatë 2020-s: Kryesia përballoi sfida të papritura,

OSBE ka publikuar raportin vjetor per 2020, vit gjate te cilit Shqiperia mbajti presidencen e organizates me te madhe te sigurise në botë.  56 vendet anëtarë (përveç Shqipërisë) të organizatës më të rëndësishme të sigurisë në Evropë, OSBE, kanë vlerësuar maksimalisht kryesimin që vendi ynë i ka bërë kësaj organizatë përgjatë vitit 2020. Në raportin vjetor theksohen sfidat e kësaj presidence por edhe arritjet.

“Viti i Kryesisë Shqiptare ishte i rëndësishëm për OSBE-në në shumë aspekte. Viti 2020 shënoi 45 vjetorin e Aktit Final të Helsinkit dhe 30 vjetorin e Kartës së Parisit për një Evropë të Re, por gjithashtu u karakterizua nga një seri sfidash të reja dhe të papara. Shqipëria e nisi këtë presidence duke nënvizuar se si një shtet i vogël që ka pësuar një tranzicion të madh, ajo ka përfituar forcë dhe stabilitet të shumte nga të qenit pjesë e këtij komuniteti të bazuar në vlera dhe tashme përmes Kryesisë, ajo u përpoq t’i kthente mbrapa Organizatës ”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në raport theksohet gjithashtu se 3 ishin prioritet kryesore të Presidencës shqiptare: Bërja e një ndryshimi në terren; Zbatimi i zotimeve së bashku; Ndërtimi i stabilitetit përmes dialogut.

“Por këto tre prioritete kaluan në plan të dytë, për shkak të zhvillimeve që ndodhen përgjatë 2020-s, kur pandemia ishte një nga sfidat kryesore. Por kësaj ju shtuan dhe vakancat e strukturave drejtuese të OSBE, situata ne Bjellorusi dhe ajo ne Nagorni-Karabak

Këto ngjarje shtuan presione të reja në punën e përditshme të OSBE-së gjatë vitit 2020, të cilat Kryesia u përpoq t’i kapërcente. Përballë kësaj fatkeqësie, Kryesia Shqiptare në mënyrë efektive, mbajti aktivitetet operacionale të OSBE-së mes përçarjes së shkaktuar nga COVID-19 dhe emëroi strukturat e reja te Organizatës”, ” thuhet në raport.

Shqipëria organizoi Ministerialin e OSBE për vitin 2020, i cili u zhvillua më 3 dhe 4 dhjetor online për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në fjalën e tij Rama tha se vizioni për një Evropë demokratike, të paqtë dhe të bashkuar po largohet gjithmonë e më shumë dhe se divergjencat në pikëpamje po rriten.

Shqipëria e mori zyrtarisht Presidencën e OSBE-së në fillim të janarit dhe e drejtoi vitit 2020. Një prej çështjeve që Shqipëria vuri si prioritet ishte çështja e konfliktit në Ukrainë, nga ku Kryeministri Edi Rama e nisi misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së.

Një tjetër çështje në të cilën Shqipëria u përshi ishte edhe kriza e madhe në Bjellorusi.  Shqipëria e mbylli kështu Presidencën e OSBE në dhjetor 2020, e para eksperiencë për vendin tonë në këto nivele.