SHBA-BE bisedojnë për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Mathew Palmer, të mërkurën.

Lajçak me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se është i lumtur që i ka uruar mirëseardhje Palmerit në Bruksel.

“Nuk është për t’u habitur që ne folëm për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun”, ka shkruar Lajçak.