Shqipëria bëhet vendi i 64-të në botë që miraton vaksinën "Sputnik V"

Shqipëria ka miratuar përdorimin e Sputnik V, një vaksinë ruse COVID-19”, tha të premten Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), duke shtuar se vendi i Ballkanit ka marrë tashmë dërgesën e tij të parë.

“Fondi Rus i Investimeve Direkte njofton miratimin e vaksinës Ruse Sputnik V kundër koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë. Dërgesa e parë e vaksinës tashmë ka mbërritur në Shqipëri“,  tha RDIF në një deklaratë

Në shkurt, revista mjekësore “The Lancet” publikoi një analizë të përkohshme nga provat e fazës III të vaksinës ruse, duke treguar efikasitetin e saj prej 91.6% kundër COVID-19. Vaksina është aprovuar tashmë në 64 vende, me një popullsi totale prej rreth 3 miliardë”, shkruhet në artikull.

Kujtojmë se Sputnik V ka aplikuar për aprovimin nga Agjencia Evropiane e Barnave, ndërsa akoma nuk ka marrë një përgjigje.

Nga vendet e Bashkimit Evriopian, Hungaria dhe Sllovakia kanë marrë vaksinën ruse, ndërsa Austria, Gjermania dhe Italia, janë në pritje të miratimit nga EMA.