Shqipëria heq karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Shqipëria ka hequr karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Dy javë më parë, autoritetet në Shqipëri vendosën të zbatonin karantinë dyjavore për shtetasit që hynin nga këto dy vende.

Karantina e detyruar për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia e vendosur nga Komiteti Teknik e Ekspertëve për shkak të shifrave shqetësuese në këto dy vende fqinje ishte në fuqi deri ditën e sotme (3 maj).

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri konfirmoi 2 javë më parë masën e re në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), që përfshinte karantinën për personat që hynin në Shqipëri nga dy shtetet fqinjë.

Komiteti Teknik mësohet se do të mblidhet nesër për të shpallur vendimin, nëse do të ketë heqje të këtyre kufizimeve ose jo, apo do të kemi një zgjatje të orarit të shtetrrethimit, të quajtur ndryshe të orës policore.