Yuri Kim shkon në SPAK, takim me Arben Krajën dhe drejtuesen e BKH-së: "Të vendosur për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin",

Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja për të diskutuar rezultatet e SPAK dhe sfidat me të cilat ata u përballen në vitin e tyre të parë. Ambasadorja Kim ka dhënë detaje në twitter nga takimi.

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se: “Shtetet e Bashkuara mbështesin rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi. Zhvillimi i vërtetë po ndodh. SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha. Ndërsa mesi i vitit 2021 po afron, Kreu Kraja dhe Drejtori Hajnaj i rikonfirmuan Ambasadores Kim se puna po vijon intensivisht në SPAK. Pavarësisht sfidave dhe sulmeve, SPAK është përqendruar për të treguar se askush nuk është mbi ligjin. Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin!”.