Armeni, Pashinyan rikonfirmohet si kryeministër zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vendit.

Partia e tij e Kontratës Civile fitoi bindshëm përballë partisë së ish-presidentit, Robert Kocharyan. Opozita kundërshtoi duke thënë se pati mashtrime në zgjedhje.

“Populli i Armenisë i dha partisë sonë të Kontratës Civile një mandat për të udhëhequr vendin dhe personalisht mua për të zgjedhjet e parakohshme parlamentare drejtuar vendin si kryeministër”, – deklaroi Pashinyan.

Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga Pashinyan në një përpjekje për të lehtësuar zemërimin e publikut mbi marrëveshjen e paqes me Azerbajxhanin të cilën ai e nënshkroi si kryeministër në nëntor.

Për muaj me radhë armenët dolën në rrugë duke protestuar. Parlamenti i ardhshëm mund të rivendosë Pashinyan si kryeministër ose të zgjedhë një të ri.

“Unë me të vërtetë shpresoj të shoh ndryshime. Shpresoj se Armenia do të rimëkëmbet  në ekonomi dhe në politikë”, – tha Medea Karapityan, filologe.

“Njerëzit janë lodhur nga luftërat dhe konfliktet me Azerbajxhanin. Është e vështirë të bësh një zgjedhje, por unë kam bërë zgjedhjen time”, – u shpreh Andranik Gabrelyan, një banor i Jerevanit.

Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Moska, përfundoi  pas gjashtë javë luftimesh midis forcave armene dhe atyre të Azerbajxhanit, por ky i fundit rimori  kontrollin mbi pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut që ishin mbajtur zyrtarisht nga forcat armene.

Sipas rezultateve të sotme preliminare, partia e kryeministrit të Armenisë në detyrë, Nikol Pashinyan fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 53.92 për qind të votave.

Partia e ish-presidentit Robert Kocharian, “Aleanca Armene” doli e dyta me 21.1 për qind të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhje, sipas komisionit, ishte 49.4 për qind.

Njëzet e gjashtë lëvizje politike garuan në zgjedhjet për zyrën e lirë pas dorëheqjes së Pashinyanit nga kryeministria më 25 prill.

Gjithsej 22 parti politike, së bashku me katër aleanca, morën pjesë në zgjedhjet për të marrë votat e mbi 2.58 milionë qytetarëve.

Dorëheqja e Pashinyanit erdhi pas disfatës së vitit të kaluar në rajonin e Malësisë së Karabakut, ku lufta gjatë gjashtë javore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor.

/ argumentum.al