DASH mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësi i DASH, Ned Price, në një reagim në Twitter shkruan se SHBA pret që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të hapen sa më parë.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë. Jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta qeverisëse për të treguar përkushtimin tonë në rrugën evropiane të dy vendeve aspirante”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të DASH.