Nuk arrihet marrëveshja/ Dështojnë përpjekjet për një takim BE-Rusi

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje për një takim të nivelit të lartë me Rusinë të propozuar nga Berlini dhe Parisi, tha Kancelarja gjermane, Angela Merkel në orët e para të së premtes.

“Ishte një diskutim gjithëpërfshirës dhe nuk ishte i lehtë,” tha ajo në komentet për gazetarët.

“Ne parashtruam përsëri kushtet në bazë të të cilave jemi të gatshëm të punojmë dhe komunikojmë më ngusht me Rusinë. Sott nuk arritëm një marrëveshje për një takim së shpejti mes udhëheqësve,” tha ajo.

Franca dhe Gjermania propozuan mbajtjen e samitit të BE-së me Putinin - i pari që nga janari i vitit 2014 - pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u takua me presidentin rus në Gjenevë, më 16 qershor.

“Ne nuk mund të vazhdojmë pa dialog”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “Ne duhet të flasim, përfshirë edhe për mosmarrëveshjet tona. Është mënyra e vetme për t'i zgjidhur ato”, tha ai.

/argumentum.al