Erdoğan: Komuniteti ndërkombëtar "dështoi të japë provë të mirë" kundër pandemisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar "dështoi të japë një provë të mirë" në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Gjatë adresimit të tij në Forumin tre-ditor Ndërkombëtar të Diplomacisë, që po mbahet në Antalya të Turqisë, presidenti Erdoğan tha se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) 100 ditë pas shpërthimit vendosi në axhendën e tij "krizën më të madhe shëndetësore në histori".

Duke u bërë thirrje udhëheqësve botërorë të mos lejojnë nacionalizmin e vaksinave dhe të përsëriten të njëjtat gabime derisa pandemia përparon, Erdoğan theksoi se shpërthimi i virusit ka "mprehur padrejtësinë" në botë.

Që nga dhjetori i vitit 2019, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka marrë mbi 3.8 milionë jetë njerëzish në mbarë botën, si dhe mbi 177.5 milionë janë infektuar.

Burimet e energjisë në Mesdheun Lindor duhet të çojnë drejt bashkëpunit

Gjatë adresimit të tij, presidenti Erdoğan tha se është në duart e palëve të interesuara "të sigurojnë që burimet e energjisë në Mesdheun Lindor të çojnë drejt bashkëpunimit në vend të konfrontimit".

Këtë vit, Turqia dhe Greqia rifilluan bisedimet konsultative për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe në detet Egje dhe Mesdhe.

Turqia, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet e kufijve detarë nga Greqia dhe administrata e Qipros Greke, duke theksuar se pretendimet e tyre të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Qipros Turke.

Vitin e kaluar, Ankara dërgoi disa anije të shpimit për të eksploruar energjinë në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtat e saj në rajon, si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Erdoğan po ashtu tha se Turqia në periudhën e ardhshme dëshiron rritjen e bashkëpunimit në të gjithë gjeografinë nga Afrika deri në Amerikën Latine dhe nga Paqësori deri në Azi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë për AA konfirmoi se Forumi Ndërkombëtar i Diplomacisë në Antalya, në të cilin Anadolu Agency (AA) është partner global i komunikimit, pret dhjetë krerë shtetesh dhe qeverive, 42 ministra të jashtëm, tre ish-krerë të shteteve dhe qeverive, mbi 50 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare ose ish-zyrtar të qeverisë.

Gjatë forumit tre-ditor në thellësi do të analizohet debatet me rëndësi globale, përfshirë Ballkani, e ardhmja e Evropës, marrëdhëniet trans-atlantike, refugjatët dhe migrantët, si dhe kërcënimi nga terrorizmit./AA