Gjermania mbështet reformat e sektorit të energjisë në Shqipëri me një kredi prej 100 milionë eurosh

Më 15 Qershor 2021, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj dhe Drejtori i Zyrës së KfW-së në Tiranë z. Björn Thies, në prezencë të Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë z. Peter Zingraf nënshkruan marrëveshjen për programin ‘Kredia për Politikat – Mbështetje për Reformen e Sektorit të Energjisë në Shqipëri, Faza I’, me një shumë prej 100 milionë eurosh.

Programi skicon një axhendë të qenësishme reformash për sektorin e energjisë dhe është dizenjuar për të dhënë kontributin e tij për krijimin e një tregu të liberalizuar, transparent dhe të drejtë për energjinë në Shqipëri. Programi do të mbështesë vendin për zbatimin e angazhimeve ndërkombëtare të tij, veçanërisht për përmbushjen e legjislacionit të Bashkimit Evropian (BE) dhe të Komunitetit të Energjisë (EnC) për t’i hapur rrugën drejt përafrimit dhe anëtarsimit në BE. Reformat e veçanta të zbatuara nga Qeveria Shqiptare janë mbështetur sëbashku nga komuniteti i partnerëve për zhvillim aktiv në sektorin e energjisë.

Kjo do të kontribuojë në krijimin  një tregu energjie, i cili do të mundësojë konkurueshmëri, stimulojë investimet private dhe forcojë pozicionin e Shqipërisë si një port rajonal për energjinë. E gjithë kjo do të çojë në qendrueshmërinë ekonomike të vetë sektorit si dhe investimeve në infrastrukturën e tij, mbështetur kjo fuqishëm nga komuniteti i donatorëve ndërkombëtarë. Kjo kredi për politikat e sektorit bazohet në mbështetjen e përbashkët me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) që do të japë financime shtesë për këtë fazë.

Nënshkrimi i kësaj kredie u mundësua nga progresi i arritur tashmë në disa reforma të qenësishme falë dhe dedikimit të insitucioneve shqiptare në këtë sektor si: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ERE, KESH, OSHEE dhe OST. Kredia do të disbursohet pas ratifikimit të marrëveshjes dhe një vlerësimi final të përbashkët të progresit të bërë me reformat. Hapa të tjerë reformash janë duke u përgatitur ndërkohë që është parashikuar një mbështetje e mëtejshme nga Qeveria Gjermane dhe AFD-ja. Shqipëria është vendi i parë në rajon ku është aplikuar ky instrument i ri i Bashkëpunimit Financiar Gjermani-Shqipëri.

Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme. Bashkepunimi Gjerman me Shqipërinë ka filluar në 1988. Që nga ai vit Qeveria Gjermane ka angazhuar një shume totale prej mbi një milliardë euro për projekte dhe programe zhvillimi. Sektori i energjisë është një nga sektoret kyç të Bashkëpunimit Financiar Gjermani-Shqipëri, për të cilin Qeveria Gjermane ka angazhuar më shumë se 501 milionë euro, që nga viti 1988.

/argumentum.al