I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë/ ISHP këshillon qytetarët: Shmangni daljet gjatë orëve të nxehta.

I nxehti afrikan ka mbërthyer tashmë të Shqipërinë duke bërë që vlerat maksimale të ditës të kapin temperaturat e 40 gradë. Nisur nga kjo situatë dhe pasojat që i nxehti mund të ketë në shëndet, MSH ka publikuar disa këshilla për qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje se në rast nuk ndiheni mirë duhet të kërkoni ndihmë ose të konsultoheni me mjekun.

Këshillat e MSH.

-I nxehti ekstrem, çfarë mund të bëni?Qëndroni larg të nxehtit

-Qëndroni në hije

-Shmangni aktivitete të mundimshme gjatë orareve më të nxehta të ditës

-Mos lini fëmijët ose kafshët në makina të parkuara

-Kaloni 2-3 orë në ditë në ambiente të freskëta

***

-Nëse nuk ndiheni mirë kërkoni ndihmë

-Lëvizni menjëherë në një ambient të freskët

-Pini ujë të hidratoheni

-Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen