Integrimi, Kote: Nëse deri në dhjetor nuk ka vendim, mund të konsiderohet ndarja e Shqipërisë nga MV

Diplomati Jorgji Kote sheh si zgjidhje të mundshme për hapjen e negociatave ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Përmes një lidhjeje Skype me MCN TV nga Brukseli, Kote tha se sa i takon rrugëtimit të përbashkët të dy vendeve drejt BE-së, duhet pritur fillimisht ecuria e zgjedhjeve në Bullgari dhe qasja që do të ketë qeveria e dalë prej tyre në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Disa ditë më parë, Parlamenti holandez e dha viston jeshile. Por këtë radhë pengersë na doli Bullgaria. BE duhet ta kuptojmë mirë nuk është vetëm Brukseli. Një vend anëtar për arsye të saj të njohura bllokoi Maqedoninë e Veriut. Janë të tilla procedurat e BE. Për herë të parë problemi i çiftëzimit u bë në tetor 2019. Ky rregull i çiftëzimit nuk mund të prishej menjëherë. Problemi i ndarjes mbetet një problem për të ardhmen. Është e vështirë të thuhet. Duhet parë hap pas hapi. Duhen pritur zgjedhjet në Bullgari dhe a do të ketë një qeveri stabël.

Sipas tij, në rast se deri në tetor nuk arrihet, do të ngelet muaji dhjetor.

Deri atëherë do të ngelet kjo prakika e çiftëzimit. Në dhjetor, nëse nuk do të ketë rezultat për MV besoj do të merret vendimi që t’i ndajmë./MCN