Kuvend/ Projekrezolutat dhe pr/ligjet e miratuara në seancën e sotme

Kuvendi miratoi në seancën e sotme disa pr/rezoluta, pr/ligje dhe rrëzoi një dekret të Presidentit të Republikës.

Gjithashtu, me shumicë votash ka kaluar dhe pr/ligji “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, pr/ligjin “Për të huajt”, si dhe disa projektrezuluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së KQZ, KLSH, ILDKPKI”, etj.

Projekrezolutat dhe pr/ligjet e miratuara në seancën e sotme, 24 qershor 2021:

1- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2020”

2- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2020”

3- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2020”

4- Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020”

5- Projektligj “Për të huajt”

6- Projektligj “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”

7- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror” të ndryshuar””.

8- Projektligj “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”

9- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”.

10- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2019, për projektin “Transport i qëndrueshëm në Tiranë (DKTI)”

11- Dekret nr. 13.103, datë 11.06.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 65/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

12- Projektvendimi “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik”