Maqedonia e Veriut në Samitin e NATO-s për herë të parë si anëtare fuqiplotë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, udhëheq delegacionin qeveritar në Samitin e sivjetmë të Shefave të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s në Bruksel.

Sipas një deklarate nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Zaev do të marrë pjesë në punën e Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, ku udhëheqësit e vendeve anëtare do të diskutojnë çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e Aleancës.

Para fillimit të seancës plenare të Këshillit të Atlantikut të Veriut, Zaev theksoi se është me të vërtetë shumë mirë të jesh këtu dhe se ai është shumë i nderuar.

"Ky është një moment historik për vendin tim. Ky është takimi i parë i NATO-s për Maqedoninë e Veriut si anëtare fuqiplotë. Ky është gjithashtu Samiti i parë i NATO-s me 30 anëtarë. Ky është një sukses i madh si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për NATO-n", tha Zaev.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO ishte realizim i qëllimit të strategjik të vendit, por përveç anëtarësimit të tyre, tha ai, Aleanca ka përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Ne jemi të përkushtuar ndaj vizionit të Ballkanit në shekullin 21, si një rajon i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit të rritur rajonal për përfitime ekonomike dhe prosperitet për të gjithë qytetarët. Ne fuqimisht besojmë se është e nevojshme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një perspektivë kristal të qartë euro-atlantike dhe të BE-së. Lënia e një vakumi në pjesën tonë të Evropës nuk është një opsion. Ne kemi nevojë për procese të parashikueshme, të besueshme dhe të intensifikuara të integrimit në BE dhe NATO", tha ai.

Zaev theksoi se ata janë në Samitin e NATO-s për të riafirmuar unitetin, kohezionin dhe solidaritetin e tyre, duke shtuar se ata gjithashtu do të adresojnë sfidat e ardhshme dhe së bashku do të marrin vendime në nivelin strategjik për rreshtimin e mëtejshëm të NATO-s.

"Ne ndajmë të njëjtat vlera, qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë dhe jemi plotësisht të përkushtuar në sigurinë tonë kolektive: Sepse ne jemi NATO. Së bashku ne jemi më të fuqishëm", tha Zaev.