“Miqësia shqiptaro-kineze histori e vjetër”, Yuri Kim fton në zyrën e saj komentuesin: Më thoni pse jam “kineze”

”Dashuria Shqiptaro-Kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”, shkruan qytetari në foton e ambasadores në Instagram me këngëtaren e njohur shqiptare. Një koment që ka zgjuar kuriozitetin e amasadores, aq sa e ka ftuar në në zyrë për të folur më shumë për vendin e saj, “Kombin e Emigrantëve” dhe ai t’i tregojë pse mendon se ajo është kineze.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i përgjigjet ambasadorja Kim.