Nis seanca e Kuvendit për shkarkimin e Metës, Hyseni prezanton raportin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar projektvendimin për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkak të shkeljeve të rënda.

Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Alket Hyseni prezantoi në Kuvend raportin e komisionit për shkarkimin e Metës.

Ai thekson se, “Komisioni u bazua në faktet dhe rrethanat që u vlerësuan gjatë shqyrtimit të procesit hetimor, referuar doktrinës kushtetues, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, vendimeve të Komisionit të Venecias, ka rezultuar se Presidenti i Republikës ka bërë një sërë shkeljesh, si dhe ka cënuar të drejtat e njeriut dhe funksionimin e shtetit”.

“Papajtueshmëria në ushtrimin e funksioneve, hetimi i shkeljeve neni 88 pika 3, hetimi që lidhet me të drejta që lidhen me procesin zgjedhor, hetimi i shkeljeve që lidhen me marrëdhëniet me jashtë, hetimi që lidhen me shkeljen e pavarësisë së organeve publike, hetimi i shkeljeve që lidhen me rendin dhe sigurinë publike, hetimi i shkeljeve të nenit 94 të Kushtetutës, ndalimi i ushtrimit të kompetencës që nuk janë parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj, vlerësimi i Komisionit mbi natyrën e shkeljeve, mbi germën C të objektit të hetimit që është verifikimi i akteve, sjelljeve, qëndrimeve të caktuar të Presidentit të Republikës në raport me rolin dhe pozitën e tij Kushtetutës dhe në fund konkluzionet e Komisionit Hetimor”, tha ai.

Duke prezantuar përmbledhjen e raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidenti Meta Hyseni tha se, “në Kuvendin e Shqipërisë më datën 30.04.2021 është depozituar kërkesa e 49  deputetëve të cilët në përputhje me parashikimin e neneve 90/2 të Kushtetutës dhe 112 të rregullores kanë paraqitur propozimin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Kryetari i Kuvendit në zbatim të neni 112 ika 1 dhe të rregullores së Kuvendit vë në dijeni Kuvendin dhe Presidenti për kërkesën e deputeteve si dhe  i përcolli Komisioni të Ligjeve kërkesën she dokumente shoqëruese. Komisioni shqyrtoi  në dy mbledhje kërkesën e deputeteve për ta vlerësuar nëse është  në përputhje me dispozita kushtetuese dhe ligjore në fuqi. Komisioni pasi konstatoi se kërkesa e deputetëve për shkarkimin e Presidentit plotëson kërkesat kushtetuese dhe ligjore vendosi miratimin e raportit që u paraqit Kuvendit duke propozuar ngritjen e një Komisioni Hetimor sipas parashikimit të rregullores. Kuvendi në zbatim të rregullores miratoi raportin dhe vendosi ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda nga Presidenti i Republikës të përbërë nga 9 anëtarë”.

“Objekti i komisionit të hetimit ishte hetimi dhe verifikimi nëse akte e kryera dhe deklarata e dhëna nga Presidenti gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore si dhe bë ditën e heshtjes zgjedhore përbejnë shkele të rëndë të kushtetutës, verifikimi i pasojave të këtyre akteve në raport me parimin e unitetit të popullit, prishje ekuilibrit politik të qetësisë publike, nxitjen e urrejtjes dhe dhunës, vënia në rrezik e jetës së njerëzve, ndërhyrje në intimidimin e institucioneve publike, dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjik të Shqipërisë. Verifikimi i akteve, sjellje dhe qëndrimeve të caktuar të Presidentit në raport me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese”, tha Hyseni.

Gjithashtu Hyseni tha se “Komisioni vendosi unanimisht miratimin e raportit përfundimtar të hetimit. Raporti i Komisionit paraqet gjendjen e procesit hetimor, analizon dhe jep konkluzione për çështjen e objektit të hetimit për shkarkimin e Presidenti për shkelje të rënda të Kushtetutës”./ata