Nuk ndalojmë përpjekjet pas 100 vjetësh, nuk harrojmë misionin e qeverisjes për popullin

Zhou Ding

Ambasador i  Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, 

Vitet e fundit, me zhvillimin e shpejtë të Kinës, janë rritur shumë edhe diskutimet rreth Kinës. Në fakt, nuk është aspak e lehtë të kuptosh mirë një vend të madh që po zhvillohet shpejt në aspektin ekonomik e social, me histori 5000 vjeçare dhe me 1.4 miliardë njerëz, si Kina. Për të kuptuar sekretin e mrekullisë së zhvillimit të Kinës, për të parashikuar drejtimin e së ardhmes së Kinës, është e domosdoshme që së pari të njohësh Partinë Komuniste të Kinës dhe idetë e qeverisjes së saj. Më 1 korrik 2021 do të jetë 100-vjetori i PKK-së, i cili është një moment i rëndësishëm historik. Çfarë është PKK-ja? Çfarë idesh qeverisëse ka PKK-ja? Këto vlejnë të diskutohen thellësisht.

Së pari, PKK-ja gjithmonë vendos popullin në radhë të parë, gjithmonë mban aspiratën origjinale dhe misionin thelbësor. Kombi kinez dikur krijoi një qytetërim të mrekullueshëm dhe të njohur në gjithë botën. Ai ka patur kohëra të shkëlqyeshme, por edhe vështirësi. Sidomos në 100 vjet para vitit 1949 (kur u themelua Republika Popullore e Kinës) nën sundimin e feudalizmit dhe sulmeve nga imperializmi dhe kolonializmi, Kina ishte e dëmtuar rëndë dhe populli kinez kishte vuajtur shume nga jeta e vështirë. Siç këndohet në himnin e Kinës, “kombi kinez ndodhet në çastin më të rrezikshëm”. Asokohe, patriotë dhe dëshmorë revolucionarë të panumërt me ideale të larta eksploruan vazhdimisht rrugë të ndryshme për të shpëtuar kinezët nga shtypjet e skllavëria. Ata provuan edhe sisteme politike perëndimore si monarkia kushtetuese, sistemi parlamentar, sistemi presidencial, etj., por të gjithë dështuan. Më 1 korrik 1921 u krijua Partia Komuniste e Kinës. Duke integruar Marksizmin dhe realitetin e Kinës, PKK-ja udhëhoqi popullin kinez, me luftëra prej 28 vjetësh, deri në themelimin e Kinës së re, duke arritur pavarësinë dhe çlirimin e kombit, dhe duke i bërë njerëzit të zotët e shtëpisë.

Më pas, duke eksploruar dhe provuar prej dhjetëra vjetësh, PKK-ja gjeti një rrugë për popullin kinez drejt prosperitetit e fuqizimit. Ajo është rruga socialiste me karakteristika kineze, e cila ka realizuar zhvillimin e mrekullueshëm që ka çuditur botën. Sidomos vitet e fundit, me idetë e reja të zhvillimit si inovacioni, koordinimi, ekonomia e gjelbër, hapja, ekonomia e ndarjes, Kina ka korrur vazhdimisht fryte të reja në aspektin ekonomik e social. Socializimi me karakteristika kineze ka hyrë në një epokë të re.

Arsyeja themelore e sukseseve të PKK-së, është se ajo vjen nga populli, gjithmonë i vendos njerëzit në radhë të parë, gjithmonë mban aspiratën origjinale dhe misionin thelbësor të kërkojë lumturi për popullin kinez dhe përtëritje për kombin kinez. Është aspirata e PKK-së që deri në mes të këtij shekulli, ta ndërtojë Kinën si nje vend modern socialist që është i begatë, i fortë, demokrat, i përparuar kulturor, harmonik dhe i bukur.

Së dyti, PKK-ja gjithmonë i kushton rëndësi inovacionit teorik dhe praktik bazuar mbi realitetin e Kinës. Në secilën fazë të zhvillimit, PKK-ja, duke integruar teorinë me praktikën, kryen inovacion teorik e praktik bazuar mbi realitetin, dhe gjen mision të ri dhe objektivë të re. Idetë e saj të qeverisjes, buruar nga praktikat e suksesshme në drejtimin e ndërtimit të vendit gjatë dhjetëra vjetësh, nga njëra anë bazohen në realitetin e Kinës, nga ana tjetër janë frymëzuar nga eksperiencat e mençuritë mijëra-vjeçare të qytetërimit kinez dhe qytetërimeve të vendeve të botës.
PKK-ja gjithmonë përqendrohet te zhvillimi dhe plotësimi i dëshirës së njerëzve për një jetë të mirë. Në dekadat e fundit, më shumë se 850 milionë kinezë kanë dalë nga varfëria, gjë që është një mrekulli në historinë e njerëzimit në aspektin e reduktimit të varfërisë. Në fund të vitit 2020, Kina eleminoi varfërinë ekstreme, duke arritur objektivën e reduktimit të varfërisë të caktuar nga Agjenda 2030 e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së 10 vjet para afatit. Në vetëm disa dekada, Kina është bërë ekonomia e 2-të e madhe e botës, tregtuesja më e madhe e mallrave, qendra udhëheqëse në inovacion dhe prodhim, me sistemet më të mëdha të botës të sigurimit shoqëror dhe të arsimit të detyrueshëm. PBB-ja për frymë e Kinës ka kaluar 10 mijë dollarë amerikanë. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI) i Kinës është rritur nga 0.501 në vitin 1990, në 0.758 në vitin 2018, me të cilën Kina ka qenë i vetmi vend që kaloi nga niveli i ulët i zhvillimit në nivelin e lartë, qysh nga publikimi i këtij treguesi nga OKB-ja.

Arritjet e Kinës në zhvillim nuk janë aspak të lehta. Me 6.6% të burimeve të ujërave të ëmbla dhe 9% të tokave të punueshme në botë, Kina ushqen gati 20% të popullsisë së botës. Modernizimi i shpejtë i një vendi me 1.4 milardë njerëz, ka kontribuar më shumë se 30% të rritjes ekonomike botërore në shumë vite rresht, gjë e cila vetë është një kontribut historik për kauzën e zhvillimit të njerëzimit.

Rezultatet e sondazheve të pavarura nga shumë institucione studimore perëndimore tregojnë se, shkalla e mbështetjes dhe kënaqësisë ndaj PKK-së dhe qeverisë kineze, nga njerëzit e vendit ka qenë prej kohësh mbi 90%, duke u renditur ndër më të mirat në botë. Këto fakte pasqyrojnë qartë besimin e njerëzve kinezë ndaj ideve dhe rrugës së zhvillimit të vendit.
Së treti, PKK-ja gjithmonë i përkushtohet vet-reformimit, për të mbajtur përparimin dhe pastërtinë e saj. Gjatë 100 viteve që nga lindja e PKK-së, ajo ka qenë gjithmonë plot vitalitet. Një nga arsyet më të rëndësishme për këtë është përkushtimi në ndërtimin e vetes, vetë-përmirësimi e vetë-pastrimi në mënyrë të vazhdueshme. Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping ka theksuar se, Partia duhet të jetë mjaft e fortë për të farkëtuar hekurin. Suksesi i Kinës varet nga PKK-ja dhe vetë-menaxhimi i PKK-së me disiplinë të rreptë në mënyrë të gjithëpërfshirëse. PKK-ja vazhdimisht përforcon ndërtimin e vetes në aspekte të ndryshme si organizimi, mendimi, disiplina, anëtarët etj., për të rritur forcën e tërheqjes, të bashkimit dhe të luftimit. Me anëtarësimin e talenteve në fusha të ndryshme, PKK-ja përpiqet të mbajë përparësimin dhe pastërtinë e saj, garanton se ajo gjithmonë përfaqëson interesin thelbësor të njerëzve të Kinës, dhe se ajo gjithmonë mban lidhje të ngushtë me njerëzit. Ndër të tjera, lufta kundër korrupsionit ka qenë një angazhim i PKK-së. Sidomos që nga Kongresi i 18-të i PKK-së në vitin 2012, sistemi i luftës kundër korrupsionit ka qenë më i përmirësuar e më i funksionueshëm, ndaj PKK-ja ka marrë një fitore të madhe në këtë luftë.

Aktualisht, PKK-ja është partia më e madhe e botës, me afro 92 milionë anëtarë. Në punë më të rrezikshme e më të vështirë si lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe reduktimi i varfërisë, anëtarët e partisë gjithmonë janë në frontin e parë dhe ushtrojnë parimin ‘Shërbimi për Njerëzit’ me veprime konkrete.

Së katërti, PKK-ja gjithmonë përkushtohet në bashkëpunim dhe fitim të përbashkët në arenë ndërkombëtare, për ndërtimin e ‘Një Komuniteti me Një të Ardhme të Përbashkët të Njerëzimit’. Meqë ka përjetuar sulmin dhe shtypjen nga jashtë dhe ka kuptuar vlerën e paqes, Kina gjithmonë mban politikën diplomatike që është e pavarur dhe paqësore, gjithmonë propozon që vendet me sisteme sociale, nivele zhvillimore, histori dhe kultura të ndryshme, të respektojnë njëri-tjetrin, të komunikojnë barabartë dhe të bashkëpunojnë për përfitim të përbashkët.

Kina gjithmonë praktikon aktivisht multilateralizmin, mbron sistemin ndërkombëtar me OKB-në si roli qendror, mbron rendin ndërkombëtar mbi bazën e parimit të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar. Deri tani Kina është anëtare e gati të gjithë organizatave ndërkombëtare ndër-qeveritare dhe e më shumë se 500 konventave ndërkombëtare. Si vendi me kufi më të gjatë tokësor, me më shumë vende fqinje dhe mosmarrëveshje historike, Kina ka kryer caktimin e kufive nëpërmjet negociatës me 12 vende nga 14 vende fqinje në total. Për ato vende me të cilat ende ekziston mosmarrëveshje, ne jemi për zgjidhjen me negociatë. Gjatë më shumë se 70 vjet nga themelimi i saj, Republika Popullore e Kinës asnjëherë nuk ka provokuar në mënyrë aktive asnjë luftë, kurrë nuk ka sulmuar as një inç tokën e një vendi tjetër.

Kina është partneri më i madh tregtar i më shumë se 130 vendeve dhe territoreve në botë. Niveli i përgjithshëm tarifor i Kinës është më i ulët se ai i shumicës së vendeve, duke e bërë atë një nga vendet më të hapura në botë. Gjatë më shumë se 7 viteve që kur Kina propozoi iniciativën “Një Brez Një Rrugë”, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë me vendet partnere ka tejkaluar 7.8 trilionë dollarë dhe investimi direkt ka tejkaluar 110 miliardë dollarë. Sipas raportit të Bankës Botërore, deri në vitin 2030, iniciativa “Një Brez Një Rrugë” ka mundësi të ndihmojë 7.6 milionë njerëz në botë të dalin nga varfëria ekstreme, dhe 3.2 milionë njerëz të dalin nga varfëria e moderuar. Midis anëtarëve të G20, Kina është vendi me sasinë më të madhe të zbatimit të “Nismës së Shlyerjes së Borxhit për Vendet më të Varfra”.
Përballë pandemisë COVID-19, Kina, në gjendjen ku ekziston kërkesa e madhe për veten, iu ka ofruar vendeve të tjera 350 milionë vaksina dhe iu ka dhënë më shumë se 80 vendeve më në nevojë grant vaksinash. Deri tani, Kina i ka ofruar 2 miliardë dollarë ndihmë për vendet në zhvillim për luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike, dhe do të ofrojë edhe 3 miliardë dollarë në 3 vitet e ardhshme.

Që nga shfaqja e epidemisë, Kina ka ofruar mbi 280 miliardë maska, 3.4 miliardë veshje mbrojtëse, 4 miliardë kite testuese për më shumë se 150 vende dhe organizata ndërkombëtare. Pas shfaqjes së epidemisë në Shqipëri, pavarësisht vështirësive, Kina i ka dhuruar palës shqiptare shumë herë materiale kundër pandemisë. Veç kësaj, mjekët dhe ekspertët kinezë kanë ndarë eksperienca me palën shqiptare përmes video-konferencave. Kina është gati të qëndrojë bashkë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të botës, të bashkëpunojë në luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike, për të ndërtuar ‘Një Komunitet Global të Shëndetit për Njerëzimin’ si dhe ‘Një Komunitet me Një të Ardhmen e Përbashkët të Njerëzimit’.

Nuk ndalojmë përpjekjet pas 100 vjetësh. Nuk harrojmë misionin thelbësor të qeverisjes për popullin. Në pikënisjen e re historike, PKK-ja do të drejtojë popullin kinez, duke qëndruar në fazën e re të zhvillimit, të zbatojë idetë e reja të zhvillimit, të ndërtojë modelin e ri të zhvillimit, dhe të bëjë përpjekje pa pushim për lumturinë e popullit kinez dhe paqen e zhvillimin e botës./gsh