Panairi i Shën Vladimirit sjell fotografi të ikonave të rralla të shenjtit nga i gjithë Ballkani

Në 3 dhe 4 qershor ne Shijon të Elbasanit u festua si çdo vit panairi i Shën Vladimirit, ku Komuniteti Malazez në Shqipëri në bashkëpunim me Matica Crnogorska hapën një ekspozitë me fotografi të ikonave të rralla të shenjtit të mbledhura në të gjithë territorin e Ballkanit.

Të pranishëm në kētë aktivitet të zhvilluar brenda territorit të manastirit me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Hirësisë së tij Andon Merdani, ishin kryetari i Matica Crnogorska z. Dragan Radulovic, përfaqësuesi i Drejtorisë për dijasporën e Malit të Zi z. Zoran Djukanovic, kryetari i "Komuniteti Malazez në Shqipëri" z. Marinko Culafic, kryetari i shoqatë malazeze në Shoodër "Alba-Montenegro" z. Burhan Culic, sekretari i përgjithshëm i Matica Crnogorska Ivan Ivanovic, përfaqësuesit e këtij institucioni për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, z. Blagoje Zlaticanin dhe Miroljub Orlandic etj.

May be an image of 15 people, people standing and outdoors

Miqtë nga Mali i Zi u priten në një kokteil nga Mitropoliti Imzot Andoni. I pranishëm ishte dhe Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta i cili pati një bisedë shumë miqësore me miqtë nga Mali i Zi.

Të pranishëm në ekspozitë ishin dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe deputeti i Elbasani z. Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Elbasanit z. Gledian Llatja dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor. Kryetari i Komunitetit malazez, z. Marinko Culafic u shpjegoi të pranishmëve origjinën e fotografive dhe qëllimin e kësaj ekspozite për të informuar publikun shqiptar për adhurimin në shekuj të Shën Vladimirit të Duklës jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë./ argumentum.al