Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare! Analizë e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit,

Ditën e sotme rreth orës 17:30 ka filluar të mbahet online Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Në rendin e ditës parashikohen 6 pika kryesore ku mes tyre miratimi i projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm  në 12 qershor, analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore si  miratimi vendimit për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.

Asambleja do të zhvillohet online për të respektuar masat anti-COVID. 10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste. Më herët Edi Rama ka thënë se një arsye pse është vendosur kjo datë ka të bëjë me  numrin e  viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.

Në një deklaratë të mëparshme Rama tha se në këtë vit 30-vjetori, do jetë një fushatë hapjeje e Partisë Socialiste, hapje e cila sipas tij do të krijojë mundësi gjithëpërfshirëse.

 

Bie nga kati i dytë i banesës, humb jetën punëtori në Korçë