Partnerët e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, deklaratë të përbashkët: Jemi kundër rrëzimit të Qeverisë.

Partnerët e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, kryeministri Zdravko Krivokapiq që përfaqëson koalicionin “Për të ardhmen e Malit të Zi”, kryekuvendari Aleksa Beçiq që përfaqëson koalicionin “Paqja është kombi ynë” dhe zv.kryeministri Dritan Abazoviq që përfaqëson koalicionin “E zeza në të bardhen”, kanë dalë me deklaratë të përbashkët pas lëkundjeve të mëdha politike në këtë vend.

Shumë deputetë, edhe brenda koalicionit qeverisës janë vënë kundër Qeverisë, pasi në Kuvend u votua rezoluta që njeh gjenocidin në Srebrenicë. Bëhet fjalë për deputetë të partive pro-serbe.

Në deklaratën e përbashkët të tre liderëve thuhet se Qeveria ka besimin e atyre që firmosën koalicionin qeveritar, e që janë Krivokapiq, Beçiq dhe Abazoviq.

“Jemi kundër rrëzimit të Qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, pasi Malit të Zi i duhet stabiliteti së bashku me vazhdimin e reformave”, thuhet në deklaratë.

Ata kanë reaguar, siç thuhet në deklaratë, pas spekulimeve të ditëve të fundit për humbjen e besimit të partnerëve ndaj Qeverisë.

“Është e papranueshme përzierja e faktorit të huaj në çështjet e brendshme të Malit të Zi, thuhet në deklaratë, duke iu referuar kështu akuzave nga zyrtarët e lartë serbë.