Pendarovski vizitë zyrtare në Kroaci: Për Maqedoninë e Veriut s’ka alternativë tjetër përveç BE-së

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.  ndodhet për një vizitë dy ditore në Kroaci.

Presidenti Stevo Pendarovski u prit këtë mëngjes me nderime shtetërore dhe ushtarake në Zagreb nga presidenti kroat Zoran Milanoviq, duke filluar kështu vizitën zyrtare dy-ditore në Kroaci.

Në një konferencë për përbashkët me presidentin kroat, Zoran Bilanoviç.

Gjatë fjalës së tij Pendarovski theksoi se Kroacia mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Ne jemi falënderues ndaj Kroacisë për mbështetjen e sinqertë dhe përgjegjësinë për Ballkan të qetë dhe me prosperitet në Evropë të bashkuar. Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE”, është shprehur Pendarovski.

Nga ana tjetër Milanoviç theksoi se rruga drejt integrimit europian nuk do të jetë e lehtë dhe se do të duhet shumë punë.

Kreu i shtetit Pendarovski do të takohet gjithashtu me presidentin e Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviq dhe kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Ndërkaq, të enjten presidenti Pendarovski do të drejtojë një takim dypalësh të biznesit – duke u përqëndruar në investime, të organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kroacisë, në të cilën do të marrë pjesë një delegacion i biznesit të Maqedonisë së Veriut

argumentum.al