Për çfarë biseduan Putini dhe Xi Jinping dhe çfarë synojnë raportet ruso-kineze

Irina Meter/ Zoran Meter[i]

Me datë 28 qershor 2021 u mbajt takimi virtual i presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping. Kjo është biseda e tyre e parë pas samitit të liderve amerikano-rus të mbajtur para pak  kohësh në Gjenevë dhe, për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemioloigjike në Rusi në lidhje me pandeminë e koronavirusit, është shtyrë vizita zyrtare e planifikuar e Putinit në Pekin dhe u vendos për këtë format të takimit. Megjithatë kjo gjithsesi nuk e zvoglon rëndësinë dhe interesin e qarqeve politike botërore dhe atyre mediatike për atë që këta dy shtetarë të fuqishëm biseduan të hënën. Sepse dihet mirë vrulli i raporteve ruso-kineze në këta 20 vitet e fundit, kryesisht i intensifikuar në këtë dhjetëvjeçarin  e fundit pas fillimit të ftohjes së raporteve në relacionin Perëndim-Rusi, ndërsa që nga koha e administratës Tramp edhe e raporteve amerikano-ruse që po vazhdojnë të ashpërsohen edhe në kohën  e administratës së re amerikane me në krye Xhozef Bajdenin.

Në këtë kontekst po publikojmë pjesët më të rëndësishme të tekstit analitik të Peter Akropovit nga media ruse Ria Novosti i cili trajton këtë temë, domethënë këtë takim do ta trajtojmë nga këndvështrimi analitik rus, gjë që ne, gjithsesi na intereson. Ai kinez në thelbin e tij nuk është i ndryshëm, gjë që do të shihet edhe nga vetë analiza por edhe nga deklaratat e të dy liderve dhënë menjëherë pas takimit. Ja çfarë po veçojmë nga analiza e lartpërmendur:

Momenti për shpalljen e thellimit të marrëveshjes ruso-kineze mbi fqinjësinë e mirë, miqësinë dhe bashkëpunimin Vladimir Putini dhe XiJinpingu nuk është përzgjedhur rastësisht- 20 vjetori i kësaj marrëveshje që do të përkujtohet me 15 korrik.

Në hyrje teksti kujton rolet e partive komuniste të Kinës dhe ish BRSS-së në raportet mes dy shteteve i cili është tejet i madh dhe ka patur anët e tij pozitive dhe negative. Vetë nënëshkrimi i marrëveshjes për miqësinë dhe aleancën u bë i mundur në vitin 1950, pasiqë Partia Komuniste e Kinës fitoi në luftën civile dhe bashkoi Kinën. Por grindjet ideologjike mes partive komuniste të Kinës dhe BRSS-së në vitin 1960 (të cilat gjithsesi patën  shkaqet e tyre të mëdha gjeopolitike), prishën raportet mes dy vendeve, duke i bërë ata armiq. Partitë komuniste të të dy vendeve arritën të pajtohen- por Moska e Pekini filluan të bisedojnë tejet vonë për PK sovjetike dhe BRSS-në, i cili u shpërbë, ndërsa Kina që atëherë bëri një kërcim të madh përpara, duke u bërë ekonomia e parë botërore, nënvizohet në tekstin në fjalë. PK kineze nxorri mësime nga eksperienca e trishtuar PK sovjetike dhe shpërbërja e BRSS-së: arriti jo vetëm të modernizojë vendin, por edhe të ndryshojë vetveten, duke mbajtur kurdoherë në dorë të gjithë levat e fuqisë. Dhe të ndërtonte- natyrisht sëbashku me Rusinë- një model të ri marrëdhëniesh ruso-kineze. Putini dhe Xi Jinpingu biseduan pikërisht për të ardhmen e të dy shteteve.

Meqënëse takimi i dy liderve ishte i hapur për publikun vetëm në pjesën hyrëse, formulimet më të rëndësishme të tij mund të njihen vetëm nga deklarata e përbashkët e të dy palëve në njëzet vjetorin e marrëveshjes, të cilën e miratuan dy kryetarët e shteteve, dhe e cila ka të bëjë si me marrëdhëniet bileterale, ashtu edhe me vlerësime të përbashkëta për gjendjen në arenën ndërkombëtare. Megjithatë që të dyja këto janë të pandashme. Nga ana tjeëtër, Moska dhe Pekini nënvizojnë pa ndërprerje se ndërveprimin e politikës së jashtme e konsiderojnë “një prej përbërësve të partneritetit tonë të fuqishëm strategjik”, sikurse u shpreh Putini:

“Në kontekstin e turbulencave gjithnjë e më të mëdha, shkeljes së marrëveshjes në fushën e armatimeve dhe rritjen e potencialit konfliktues në pjesë të ndryshme tyëe botës, koordinimi ruso-kinez luan një rol stabilizues në çështjet botërore”.

Për ketë foli edhe Xi Jinpingu duke theksuar se “ndërveprimi i afërt kinezo-rus sjell energji pozitive në bashkësinë ndërkombëtare, duke krijuar shembull që duhet ndjekur në procesin e formimit të llojeve të reja të marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Është e qartë se për çfarë lidhjesh bën fjalë ai. Jo vetëm për “rend më të drejtë ndërkombëtar”, por edhe për një botë që nuk pranon “diktatin e hegjemonit në largim e sipër”. Në deklaratën e përbashkët nënvizohet tekstualisht ajo që nuk u pëgjigjet të dy vendeve:

“Bota po kalon në një periudhë turbulencash, mungesa e stabilitetit dhe pasiguria janë rritur. Njerzimi përballet me  deficit gjithnjë e më të madh drejtimi dhe mirëbesimi në çështjet ndërkombëtare, pabarazisë në rritje në zhvillim e sipwr dhe konflikte gjithnjë e më të mëdha. Ruajtja e sigurisë globale dhe promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm janë edhe më tej detyrat më të rëndësishme. Disa shtete nxitin rivalitein dhe ballafaqimin  e fuqive më të mëdha... Në raportet ndërkombëtare roli i faktorit fuqi po rritet.

Ndër faktorët negativë janë edhe përpjekjet e disa vendeve për ta ndarë botën  sipas vijave ideologjike, përzierje në punët e brendshme të shteteve sovrane, zbatimi sipas dëshirës i sanksioneve të njëanshme dhe groposja e kuadrit jurudik të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, përfshirë edhe sferën e kontrollit të armatimeve. Këto veprime ndërlikojnë procesin e zgjidhjes së konflikteve dhe problemeve ndërkombëtare. Kërcënimi i terrorizmit, ekstyremizmit dhe separatrizmit po rritet, kryesisht në territoret e shteteve dhe vendeve fqinjë”.

Ka kohë që Kina dhe Rusia nuk e kanë për gjë të shprehen drejtpërdrejtë për pakënaqësinë e tyre ndaj politikës amerikane, por, “drobitjen e Shteteve të Bashkuara”, nuk e shpallin qëllim të përbashkët, nënvizohet më tej në tekstin  e cituar nga mediat ruse. Sepse ata synojnë ndërtimin e një sistemi të ri multipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare në të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zënë vendin që u takon si një prej qendrave të fuqisë. As më pak dhe as më shumë.

Nuk ka kuptim të përqëndrohemi një përballjen e shteteve. Gjithsesi, Shtetet e Bashkuara nuk do të mundin ta mbajnë udhëheqjen e tyre në botë: bota nuk është e orientuar proamerikane- madje as perëndimorocentriste, nënvizohet më tej në tekst. Era atlantike po përfundon, qendra e fuqisë po zhvendoset në rajonin e Oqeanit Paqesor. Për Rusinë dhe Kinën ka rëndësi të ndërtojnë  marrëdhënie me qendra të ndryshme të fuqisë duke i tërhequr ato në anën e tyre, por jo sipas skemës “miq ose armiq”. Moskës dhe Pekinit nuk i nevojiten  vasalë, ata nuk duan të zëvendësojnë hegjemonizmin amerikan- për ta është me dobi të përfshijnë sa më shumë vende në aksionin e përbashkët për ndërtimin e arkitekturës së re botërore të sigurisë. Në të cilën nuk do të ekzistojë një qendër e vetme e komandimit dhe e kontrollit që i shërben ambicjeve të hegjemonit  (të cilat nuk përputhen më as me interesat e Shteteve të Bashkuarta si shtet nacional) dhe asgjësojnë ata që nuk janë dakord me ta, por do të jetë një ekulibër i ri i forcave dhe interesave të lojtarëve kryesorë botërorë, fuqisë-qytetërim dhe aleancave rajonale.

Për këtë Kina dhe Rusia nuk hyjnë në aleancë ushtarake- në mënyrë që të mos frikësojnë lojtarët e rëndësishëm si puna e Indisë (e cila tashmë është antare e organizatës ruso-kineze të Shangait), të cilët atlantistët vazhdimisht përpiqen ti bëjnë për vete, duke u përpjekur ti frikësojnë me “kërcënimin kinez”. Por mungesa e një aleance ushtarake zyrtare mes Rusisë dhe Kinës nuk e pengon koordinimin e fuqishëm të veprimtarisë të të dy vendeve, përfshirë çështjet ushtarake dhe ndërveprimin strtategjik, nënvizohet më tej në tekst. Për më shumë, deklarata e përbashkët jep këtë karakterizim të raporteve ruso-kineze:

“Meqënëse nuk janë pjesë e ndonjë aleance ushtarake të ngjashme me aleancat që janë zhvilluyar gjatë Luftës së Ftohtë, raportet ruso-kineze e tejkalojnë këtë formë të ndërveprimit ndërshtetëror. Ata nuk janë oportunistë, janë të çliruar nga ideologjizimi dhe supozojnë shqyrtim gjithëpërfshirtës të interesave dhe mospërzierjes në punët e brendshme, ‘janë të vetëmjaftueshëm që nuk orientohen kundër vendeve të treta, ato janë marrëdhënie ndërkombëtare të një lloji të ri’”.

Ose, raportet mes dy vendeve vetëm sa nuk “kanë arritur në nivelin më të lartë” (kjo ka disa vite që thuhet)- tani Putini dhe Xi Jinpingu besojnë të tejkalojnë nivelin e ndërveprimit karakteristik për aleancën ushtarako-politike si puna e NATO-s, shkruhet më tej në tekstin e analizës së lartpërmendur. Madje edhe Lufta e Koresë, në të cilën rusët dhe kinezët luftuan kundër amerikanëve, ishte (edhe përkundër faktit se ajo filloi me iniciativën e udhëheqjes së Koresë së Veriut), në kuptimin gjeopolitik, një luftë mbrojtëse- RP e Kinës dhe BRSS dëbuan sëbashku amerikanët nga kufinjtë e tyre dhe jo e kundërta.

Formati i tanishëm i raporteve ruso-kineze është i orientuar gjithashtu në mbrojtjen e të drejtave për jetën sipas ligjeve të  tyre- edhe pse ideologjia komuniste nuk i bashkon më Moskën dhe Pekinin, i bashkojnë gjëra që janë më të forta sesa marksizëm-leninizmi dhe këto janë: besimi se këta dy fqinjë të mëdhenj nëse janë të bashkuar janë vërtetë të pathyeshëm dhe se, sa më shumë furtuna të ketë nëpër botë, aq më shumë rëndësi ka për ta të jenë sëbashku, ndërsa në gjuhën zyrtare të deklaratës së përbashkët kjo tingëllon kështu:

“Rusia është e interesuar për një Kinë të qëndrueshme dhe të begatë, ndërsa Kina për një Rusi të fortë dhe të suksesshme... Me rritjen e turbulencave globale,  rritet urgjenca e ndërveprimit strategjik ruso-kinez”.

 

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[1] https://www.geopolitika.news/analize/o-cemu-su-razgovarali-putin-i-jinping-i-cemu-teze-rusko-kineski-odnosi/