Çfarë u bisedua në të vërtetë në Paris

Ana Otašević, Demostat[i]

Vizita e Albin Kurtit në Paris javën e kaluar është pjesë e strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor që nënkupton forcimin e ndikimit të saj politik dhe ekonomik në rajon. Franca, e cila po përgatitet të marrë presidencën e Bashkimit Europian në muajin janar të vitit 2022, është vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shtet pasiqë liderët shqiptarë në Prishtinë shpallën pavarësinë. Këtë fakt e nënvizoi Emanuel Makroni duke pritur Kurtin në pallatin Elizé me 23 qershor. “Franca ka qënë vendi i parë që e ka njohur Kosovën pasiqë ajo shpalli pavarësinë në vitin 2008. Që atëherë Franca është pranë Kosovës”, tha Makroni. Zgjedhjen e Kurtit si kryeministër ai e quajti shenjë e “vitalitetit të bukur demokratik” dhe premtoi se do të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Nënvizoi si të rëndësishëm bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Marrëdhëniet me Kosovën, si edhe me tërë rajonin në përgjithësi, për Francën janë çështje sigurie edhe migracioni.

Kushtet për hyrje në Bashkimin Europian nuk kanë ndryshuar dhe ato nënkuptojnë “reforma të thella ekonomike dhe sociale si dhe reforma në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor”, “por para së gjithash funksionimi i institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës dhe administratës shtetërore”. Kusht është edhe “kapërcimi i dallimeve” me Serbinë. “Normalizimi i marrëdhënieve tuaja nëpërmjet marrëveshjes globale, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme është i domosdoshëm për stabilizimin afatgjatë dhe zhvillimin e tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, përsëriti Makroni frazën diplomatike dhe porositi: “Por, siç e dini, asgjë nuk ka pëqr të qënë e mundur pa vullnet të fuqishëm politik të të dyja palëve, dhe kjo do të thotë e juaja dhe e presidentit Vuçiç”.

Kurti e falenderoi Makronin që vendi i tij ka marrë pjesë në “vendosjen e drejtësisë në kuadër të aleancës veriatlantike” për të ndaluar “rregjimin shovinist që nuk ndalej para asgjëje, madje edhe para genocidit”. Tha se Prishtina ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës në Bruksel dhe e “përjeton si rrethanë të përshtatshme afrimin përsëri të Uashingtonit dhe Brukselit”.

Çe Guevara kosovar

Vizita e Kurtit në Paris shkaktoi vëmendje më të madhe të mediave franceze sesa në rastet kur Vuçiçi shkon për vizitë në Francë. Shkak për këtë është fakti se Vuçiçi konnsiderohet si autokrat ballkanas, ndërsa Kurti është paraqitur si ish i burgosur politik, aktivist që është larguar nga UÇK, opozitar i egër, njëfarë Çe Guevara kosovar.

Vetë Kurti është mbështetës i idesë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, paraqitet si social-demokrat që lufton kundër korupsionit, megjithëse politikisht rrjedh nga radhët e politikanëve shqiptarë nga Kosova të cilët frymëzimin për idetë e tyre e gjejnë në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Në intervistën për gazetën “Led Mond” Kurti tha se prioriteti i tij diplomatik është që Serbia ta njohë Kosovëen. Nga Makroni kërkoi që “njohja e ardhshme e Kosovës nga ana e Serbisë të lidhet me marrjen e një karrikeje për Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”. Pyetjes së presidentit francez se çfarë është i gatshëm ai ti ofrojë Serbisë, Kurti tha se “duhet të ndërpritet taktika që Serbisë gjithmonë ti jepet më shumë dhe në këmbim të mbetemi të pakënaqur”. Kurti tha se “Vuçiçi nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, kështu e përcolli ai momentin kyç të takimit të tij të parë me presidentin serb në Bruksel me 15 qershor. “Nuk do të bisedoj për statusin  e Kosovës, kjo është punë e përfunduar. Sot e vetmja çështje është raporti mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiçi duhet ta kuptojë këtë, por ai mendon akoma se Kosova është pjesë e Serbisë të cilët do ta përvetësojë një ditë, duke mos menduar për popullin e tij, për qytyetarët e tij. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj dhe të demokratizohet” shpjegoi ai pozicionin e tij para opinionit publik francez.

Strategjia për Ballkanin

Takimet me liderët ballkanikë janë pjesë e politikës europiuane të Emanuel Makronit, ambicia e të cilit që nga fillimi i mandatit të tij është të zëvendësojë Anxhela Merkelin në rolin e timonierit kryesor europian.  Në këtë frymë është hartuar edhe strategjia franceze për Ballkanin. Ajo nënkupton përfshirjen aktive të Francës në procesin  e stabilizimit të rajonit, nëpërmjet nxitjes së reformave politike, ekonomike dhe shoqërore, shtetit të së drejtës dhe përballjen me sfidat e  sigurisë si dhe me ndikimin nga jashtë.

Në samitin e Sofjes të viti 2018, presidenti francez i zhgënjeu liderët ballkanikë me metodologjinë e kujdesshme për antarsim në Bashkimin  Europian, por që atëherë Franca është gjithnjë e më e pranishme në rajon nëpërmjet iniciativave diplomatike dhe ekonomike. Për këtë dëshmon edhe prania e agjensisë franceze për zhvillim, përfaqësuesit e së cilës prej disa kohësh po vizitojnë rajonin, si dhe takimet e shpeshta të Makronit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Presidenti francez para pak kohësh u takuan me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe më parë është takuar disa herë edhe me presidnetin Aleksandër Vuçiç.

Barrierë për migrantët

Franca ka në rajon interesa gjeopolitike dhe të sigurisë. Parisi nuk dëshiron t’ia lërë Ballkanin Perëndimor ndikimeve ruse, kineze dhe turke, gjë për të cilën tema e integrimeve europiane është përherë e pranishme në takimet bilaterale me liderët ballkanikë, megjithëse kjo temë, brenda Francës dhe Bashkimit Europian, është jopopullore. Nga njëra anë të gjithë e kanë të qartë se Europa është lodhur nga zgjerimi  i mëtejshëm, se është e pakënaqur sesi kanë shkuar gjërat me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat janë pranuar në Bashkimin Europian me synimin që ti largohen ndikimit rus megjithëse nuk i përmbushnin kushtet. Ka pakënaqësi të madhe edhe për shkak të sjelljes autoritare të liderve të Hungarisë dhe Polonisë, politikat e të cilëve janë të kundërta me vlerat që mbështesin Makroni dhe një numur i madh liderësh europianë. Nga ana tjetër, ekziston synimi i qartë që reajoni një ditë të integrohet në Europë, me synimin që të mbrohen interesat europiane gjeostrategjike. Një situatë e këtillë kundërthënëse përcaktoin  edhe dinamikën e marrëdhënieve bilaterale.

Makroni i tha Kurtit se Kosova kja shanse të antarsohet në Bashkimin Europian “kur të vijë koha për këtë”, por një ecuri e tillë ende nuk duket në horizont. Në Paris mendojnë se Prishtina duhet ta tregojë me vepra se një gjë e tillë është e mundur. Sebastjan Grikuri nga Fondacioni Zhan Zores, i afërt me socialistët francezë, shpjegoi në intervistën për të përjavshmen “Marijan” se kjo nënkupton dialog me serbët në Kosovë dhe pas kësaj marrja e një pozicioni me rëndësi në planin ndërkombëtar, si dhe çështjen e shtetit të së drejtës dhe të administartës shtetërore. Por ajo që e mundon vërtetë Europën janë migrantët dhe pozicioni shantazhues i Turqisë  e cila kërcënon se do të lëshojë refugjatë të rinj nga territori i saj për në Europë sa herë që të ashpërsohen marerëdhëniet e saj me Bashkimin Europian. “Bashkimi Europian dëshiron ta përdorë Kosovën si barrierë për migrantët. Kështu është tani puna me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me të cilat është nënëshkruar një marrëveshje me 5 nëntor të vitit 2018”, konstatoi Grikuri.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[i] https://demostat.rs/sr/vesti/analize/o-cemu-se-zaista-pricalo-u-parizu/1222