Reagim i ashpër i Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi: Kushdo qoftë, madje edhe Serbia nuk mund të ketë raport paternalist ndaj Malit të Zi

Dëshirojmë përfshirjen e të gjithë qytetarëve. Për këtë, çfarëdo “adoptimi” prej 30% të qytetarëve tanë, është i papranueshëm dhe mund të interpretohet si përzierje në punët e brendshme të një shteti sovran, porosit Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi

Është e pamundur të mbyllësh sytë para retorikës shqetësuese dhe citimeve mediatike të cilat janë të orientuara kryekëput ndaj kryeministrit Krivokapiç dhe qeverisë së Malit të Zi. Në këtë ka marrë pjesë vetë kreu shtetëror i R. Të Serbisë, duke përdorur fjalor të papërshtatshëm si “i squllët”, ministrat në qeverinë serbe, si dhe funksionarët e rangjeve të ulëta të Partisë përparimtare serbe (me kryetar Aleksandër Vuçiç. Shën. i përkth), të cilët përditë e më tepër përdorin terminologji që nuk i ngjet absolutisht frymës së fqinjësisë së mirë. E konsiderojmë të papranueshëm që kushdo qoftë, madje edhe Serbia, të ketë raport paternalist ndaj shtetit të Malit të Zi, nënvizohet në reagimin e Ministrisë së punëve të jashtme të Malit të Zi me rastin e retorikës gjithnjë e më negative që vjen nga Serbia.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi:

Mali i Zi si një ndër themelet e politikës së tij të jashtme ka bashkëpunimin e fqinjësisë së mirë dhe atë rajonal. Ky qëndrim, duke patur parasysh madhësinë e shtetit tonë, si dhe hapësirën e tij gjeografike, është interesi kombëtar i të gjithë qytetarëve dher diçka që tejkalon kuadrin e mandatit të cilësdo qeveri dhe përfaqëson qëllim afatgjatë të cilin e synojnë të gjithë partitë dhe aktorët politikë në vend. Pas ardhjes në pushtet të qeverisë aktuale, si një prej prioriteteve kemi përcaktuar përmirësimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët tanë, në mënyrë të veçantë me Serbinë- gjë për të cilën flet dëshira e sinqertë e kryeministrit tonë Zdravko Krivokapiç që sa më shpejt të presë për vizitë në Podgoricë kryeministren Ana Brnabiç, ftesë e cila në javën e parë të mandatit të Ministrit Radulloviç i  është dërguar Ministrit Selakoviç, si dhe një sërë vizitash të ministrave tanë në Republikën e Serbisë.

Megjithatë është e pamundur të mbyllen sytë para retorikës shqetësuese dhe citimeve mediatike të cilat që në fillim janë të orientuara kryekëput kundër kryeministrit Krivokapiç dhe Qeverisë së Malit të Zi. Në këtë ka marrë pjesë vetë kreu shtetëror i Republiks së Serbisë, duke përdorur fjalor të papërshtatshëem si “i squllët”, ministrat në qeverinë e saj, si dhe funksionarë të rangut të ulët të Partisë përparimtare trë Serbisë, të cilët përdorin  përditë e më tepër një terminologji që nuk i shërben frymës së fqinjësisë së mirë. Zdravko Krivokapiçi është jo vetëm kryeministër i një shteti të pavarur, por edhe profesor i nderuar universiteti. Mosrespektimi i statusit të tij shoqëror dhe komunikimi thuajse i padenjë, flet më shumë për cilësitë e njerzve që e sulmojnë, e të mos flasim pastaj për përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër-Malit të Zi, antar i NATO-s, i cili ka ecur shumë përpara edhe në bisedimet me BE-në.

Konsiderojmë të papranueshme që askush, madje edhe Serbia, të ketë një qëndrim paternalist ndaj shtetit të Malit të Zi, kryeministrit dhe qeverisë së tij. Për më shumë që në gjashtë muajt e kaluar, as qeveria aktuale dhe as kryeministri aktual, nuk kanë bërë asnjë lëvizjë që do tyë justifikonte këtë qëndrim dhe retorikë e cila, më e pakta që mund të thuhet, është jodiplomatike. Përkundrazi, që në fillimin e punës së kësaj qeverie, gjatë gjithë takimeve është përcjellë dëshira për përparimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Mali i Zi është shteti i të gjithë qytetarëve të tij, pa marrë parasysh sesi ndjehen nga ana nacionale- ai u përket të gjithëve. Të gjithë qytetarët janë njëlloj koonstitutivë, sepse secili prej tyre, gjatë historisë, dikush me shpatë, dikush me punë- në mënyrë të pashlyeshme ka lënë një pjesë të vetes te Mali i Zi. Mali i Zi, i joni. Për këtë, adresa e saktë dhe e vetmja për tejkalimin e problemeve eventuale dhe realizimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve është qeveria e Malit të Zi dhe shteti i Malit të Zi. Nuk e kemi luksin të heqim dorë qoftë edhe nga një njeri i vetëm. Përkundrazi, dëshirojmë përfshirjhen sociale të të gjithë qytetarëve. Për këtë çfarëdo “adoptimi” të 30% të qytetarëve tanë është i papranueshëm dhe mund të interpretohet si përzierje në punët e brendshme të një shteti sovran.

U jemi mirënjohës për dhurimin e vaksinave qytetarëve të Serbisë, si shteti i parë që i pati i erdhi në ndihmë Malit të Zi. Gjatë historisë, Mali i Zi ka bërë të njëjtën gjë për Serbinë. Kjo është diçka që bëjnë miqtë mes tyre, madje edhe atëherë kur ekzistojnë përceptime të ndryshme mbi çështje të veçanta. Mali i Zi është i gatshëm, me kënaqësi të madhe, të ndihmojë Serbinë në të gjithë fushat në të cilat ai udhëheq në procese rajonale, bashkëpunimin me NATO-n, në përputhje me ambicjet e Serbisë, si dhe në të gjithë të tjerat ku mund të kemi raporte të barabartë dhe të sinqertë, në të cilët nuk ka dhe nuk mund të ketë “më të vjetër”. Respekti i ndërsjelltë, sovraniteti dhe pavarësia, e institucioneve dhe e zyrtyarëve është raporti i vetëm në të cilin është e mundur të rinovohen dhe të ndërtohen marrëdhëniet tona, në frymën e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe lidhjeve historike mes dy shteteve tona.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

©  Argumentum

 

https://www.aktuelno.me/politika/mvp-bilo-ko-pa-ni-srbija-ne-moze-da-ima-paternalisticki-odnos-prema-crnoj-gori-prisvajanje-gradjana-neprimjereno/