Rritje prej 189 Herë e Ekonomisë Kineze në 70 Vjet që Nga Themelimi i RP të Kinës

Ekonomia kineze është rritur 189 herë gjatë 70 viteve të fundit që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës, tha një zyrtar kinez të hënën në një konferencë shtypi në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).

Vëllimi i përgjithshëm ekonomik i Kinës ka tejkaluar 100 trilionë juanë (rreth 15.5 trilionë dollarë), duke e bërë atë ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe përbën mbi 17 për qind të ekonomisë globale, tha Han Wenxiu, një zyrtar i Komitetit Qendror për Çështjet Ekonomike dhe Financiare.

Vendi nuk mund të prodhonte as një traktor në fillim të themelimit të PKK-së, por tani është i vetmi vend në botë që ka të gjitha kategoritë industriale të klasifikuara nga Kombet e Bashkuara, sipas Han.

Më shumë se 220 lloje të produkteve industriale, duke përfshirë automobila dhe kompjuterë, renditen të parët në botë përsa i përket prodhimit, tha zyrtari.

Pas themelimit të saj, PBB-ja e Kinës për frymë ishte vetëm disa dollarë amerikanë, por tani tejkalon 10 mijë dollarë, shtoi Han.

Që nga reforma dhe hapja që filloi në vitin 1978, 770 milionë banorë janë nxjerrë nga varfëria, duke përbërë mbi 70 për qind të uljes së varfërisë botërore në të njëjtën periudhë, shtoi ai.

Sipas Han-it, qeveria qendrore ka bërë një plan afatgjatë për Portin e Tregtisë së Lirë Hainan: Kina në thelb do të krijojë një sistem porti të tregtisë së lirë që përqendrohet në liberalizimin e tregtisë dhe lehtësimin në investime në ishullin e Hainanit deri në vitin 2025, i cili do të bëhet më i zhvilluar deri në 2035-n. Kina synon ta kthejë provincën jugore në një port të tregtisë së lirë me nivel të lartë global me ndikim nga mesi i këtij shekulli.

Kina krijoi Zonën e Posaçme Ekonomike Shenzhen në vitin 1980, që prej asaj kohe ajo ka vazhduar hapjen e zonave të saj bregdetare, buzë lumit dhe ato të brendshme. Në vitin 2020, vendi njoftoi krijimin e Portit të Tregtisë së Lirë Hainan, duke treguar hapje të mëtejshme.

Hainan-i është bërë një pikë e nxehtë për investime dhe biznes. Në pesë muajt e parë të këtij viti, përdorimi aktual i kapitalit të huaj në këtë ishull është pothuajse katërfishuar, ndërkohë import-eksporti i mallrave është rritur me 38.5 për qind. /CRI

/Argumentum.al