Shqipëria blen dronë nga Turqia, me vlere 8 milione euro/ Ironizon gazetarja turke: Pse nuk u shesim edhe raketa S-400?

Qeveria shqiptare ka vendosur tashmë që të blejë dronë nga Turqia sipas mediave turke. “Yeni Safak”, një media pranë qeverisë turke, raporton se ekzekutivi shqiptar ka ndarë një fond prej 8 milion eurosh me qëllim blerjen e dronëve nga Turqia.

Sipas saj, fondi është ndarë që më datë 23 qershor kur edhe janë miratuar ndryshimet në Buxhetin e Shtetit, veprim përmes të cilit sipas turqve, qeveria shqiptare i shtoi buxhetit të ministrisë së Mbrojtjes edhe 8 milion euro për dronët.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Parlamenti, qeveria shqiptare ka ndarë një fond 8 milion euro për të blerë dronë me qëllim rritjen e sigurisë”, shkruan gazetar turke.

Kjo e fundit zbulon se “vulën” për dronët e vuri vizita e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi në fabrikën e dronëve “Baykar” në Turqi.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Blendi Çuçi shpalosën planin e përforcimit të Policisë së Shtetit me dronë superinteligjentë në mbështetje të punës për kontrollin e territorit dhe akseve rrugore.

Gazetarja turke Sirin Payzin ka komentuar vendimin e Shqipërisë për të blerë dronë nga Turqia. Përmes dy postimeve rresht në Tëitter, ajo ironizon vendin tonë duke shtruar pyetjen: Kundër kujt do t’i përdorin shqiptarët?!

Në një tjetër “twit” Payzin e shton edhe më tepër dozën e ironisë duke shtruar pyetjen: Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400?

Komentet e saj kanë marrë mjaft reagime nga ndjekësit, ku një pjesë kanë ironizuar gjithashtu vendin tonë, ndërsa të tjerë pa njohur fare zhvillimet në rajon kanë komentuar se dronët do të përdorën kundër Greqisë,

/ www.argumentum.al