Sport për Shëndet: Ambasadori zviceran dhe bashkia e Tiranës inkurajojnë nisma sportive për shkollat

Një bashkëpunim midis shoqatave të sportit, bashkisë, dhe sektorit privat trajnoi fëmijë të shkollave dhe organizoi kampionate tenisi me katër shkolla në Tiranë

 “Sport për Shëndet: një projekt i vogël por një shembull i madh” tha Ambasadori zviceran para rreth 100 fëmijëve të cilët ishin mbledhur si pjesë e një nisme nga Shoqata Tenis Tirana për të trajnuar dhe angazhuar fëmijët e shkollave në sporte.

Projekti ishte një bashkëpunim midis Shoqatës Tenis Tirana, Bashkisë së Tiranës, Bankës Raiffeisen dhe Ambasadës së Zvicrës. Projekti trajnoi 1,200 fëmijë në tenis dhe organizoi turnamente dhe kampionate si për individë ashtu edhe për skuadra. Objektivi ishte të edukohen fëmijët më aktivitet fizik i cili çon drejt një shëndeti më të mirë.

“Sport për shëndet më të mirë: këtë po promovojmë sot. Le të bëjmë bashkë sported për shëndetin dhe shkollat për shëndetin! Për të arritur këtë, le të punojmë së bashku sektori publik dhe sektori privat, më mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë”, vazhdoi Ambasadori Maître.

Zvicra po bashkëpunon më qeverinë e Shqipërisë për një projekt të ri të shëndetësisë: Shkollat për Shëndetin i cili nisi në mars 2021 dhe që do të promovojë sjelljet e shëndetshme në shkolla nëpër të gjithë vendin.

“Është një aktivitet i mrekullueshëm dhe falënderoj Ambasadën e Zvicrës dhe Shoqatën Tenis Tirana për angazhimin e fëmijëve në sporte. Sporti është gjithashtu në fokus të bashkisë dhe ne punojmë për të krijuar mjedise të cilat i mundësojnë fëmijëve dhe të rinjve që të bëjnë më shumë sport”, tha Zv. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi.

Fatos Nallbani nga Shoqata Tenis Tirana shprehu mirënjohjen e tij ndaj shkollave, bashkisë, Raiffeisen Bank dhe Ambasadës zvicerane për punën e përbashkët në çuarjen e sportit më pranë fëmijëve.

Pavarësisht pengesave të shkaktuara së pari nga tërmeti i 2019 dhe më pas nga pandemia e Covid-19, shkollat dhe shoqata ishin arritën të adatpojnë dhe të lëvizin përpara me projektin, duke e sjellë atë në një përmbyllje të suksesshme..

Përmes këtij projekti të vogël si fëmijët ashtu e dhe prindërit raportuan rritje të gjendjes fizike dhe psikologjike midis pjesëmarrësve, si dhe rritje të miqësive dhe ndërveprimeve sociale. Mësuesit e arsimit fizik gjithashtu përmirësuan kapacitetet dhe mësimdhënien e tyre.

Ky model bashkëpunimi midis shkollave, bashkive, shoqatave të sportit dhe sektorit privat mund të ripersëritet lehtësisht për qytete të tjera në Shqipëri.

/argumentum.al