Takimi Biden-Erdogan: buzëqeshje nën hijen e zgjidhjeve që nuk ekzisojnë

Zoran Meter-Gjeopolitika[i]

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

Takimi i shumëpritur mes presidentit amerikan Xho Bajden dhe udhëheqësit turk Rexhep Taip Erdogan më në fund u zhvillua me 14 qershor 2021 në periferi të samitit të aleancës së NATO-s në Bruksel. Raportet mes dy palëve janë të trazuara prej disa vitesh, kryesisht pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi në muajin korrik të vitit 2016. Ky takim konsiderohej një prej përpjekjeve të fundit për ndreqjen e raporteve në ralacionin Uashington-Ankara.

Mainstream-i turk flet rregullisht për suksesin e takimit dhe “thyerjen e akullit”, mbi atë se “nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen”, mbi “zgjerimin e bashkëpunimit”, pohimit të ndikimit global turk, ndërsa disa zyrtarë, që morën pjesë në këtë takim, flasin  madje edhe për “fitoren e Ankarasë” dhe faktin se Xho Bajdeni në përgjithësi nuk e hapi temën e të drejtave të njeriut në këtë vend.

Megjithatë, kur gjërat shqyrtohen me kthjelltësi dhe jashtë kërkesave të politikës së brendshme të ditës, duket se takimi Bajden-Erdogan nuk dha kurrfarë rezultatesh.

Në konferencën për shtyp të të dy liderve Erdogani përsëriti se qëndrimi i Turqisë mbi çështjet kryesore nuk ka ndryshuar dhe nuk ka shanse që ajo të heqë dorë nga raketat kundërajrore ruse S-400 Triumf që ka blerë më parë për të fituar heqjen e sanksioneve amerikane (si puna e atyre lidhur me largimin e Turqisë nga programi i avionëve amerikanë të gjeneratës së pestë F-35. Shën. i aut)

Mediat ndërkombëtare para takimit informonin se po përgatitej marrëveshja për zgjidhjen e konfliktit rreth S-400, gjë që krijoi edhe pritmëri të rrejshme në tregje. Por nuk pati përparime. Të gjitha sanksionmet amerikane janë ende në fuqi. Treguesi më i mirë i kësaj situate është rënia e re e valutës kombëtare turke, lirës, e cila u dobësua me 1% dhe është tani 8,55 lira për 1 dollar. Edhe bursa e Stambollit ra me afro 0,85% gjë që do të thotë se palët nuk u morën vesh për asgjë konkrete.

“Fakti që ky samit gjithsesi u  zhvillua do të thotë se të dyja palët kishin mundësi të zhvendoseshin në një pozitë të re dhe më të qëndrueshme në raportet mes tyre, duke lënë mënjanë të gjitha çështjet e ndjeshme në marrëdhëniet bilaterale- Sirinë dhe S-400. Ky nuk është fillim i muajit të mjaltit as rinovim i tensioneve mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Asli Ajdintasb, ekspert i vjetër në Këshillin e Europës për marrëdhëniet me jashtë.

“Duket se Turqia është e interesuar për hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, por ka pak gjëra që mund të ofrojë- përveç, ndoshta, ruajtes së paqes në Afganistan”, tha më tej ai.

Uashingtoni dëshiron në mënyrë të veçantë që Turqia të vazhdojë me sigurinë e aeroportit ndërkombëtar në Kabul, i cili është kyç për stabilitetin e kryeqytetit afganistanas dhe misionet e atjeshme të huaja, organizatat joqeveritare etj. Megjithatë Turqia ka disa kërkesa: kërkon mbështetje logjistike për vendosjen e avionëve pa pilot, pajisje mbrojtje si dhe forca ushtarake  nga vendet e tjera aleate. Erdogani në fjalimin e mbajtur në televizionin kombëtar turk tha se mbështetja e ShBA-ve do të jetë me rëndësi për Turqinë nëse do të vazhdojë ta ruajë këtë aeroport. “Në këtë mison do të mund të përfshinim Pakistanin dhe Hungarinë”, deklaroi ai.

Turqia, në bashkëpunim me Uzbekistanin, mund të inicojë operacionin e përbashkët për kthimin e gjeneralit pakistanez Dustman nga emigracioni në Turqi në Veri të Afganistanit në kuadër të formimit të një koalicioni të atjeshëm antitaleban. Për amerikanët përpjekjet në këtë drejtim do të ishin të rëndësishme në kuptimin e krijimit të një qendre të dytë fuqie në Veri të Afganistanit, gjë që do t’ua tërhiqte vëmendjen talibanëve nga marrja e Kabulit.

Por, për hir të së vërtetës, pjesëmarrja e Pakistanit në mbrojtje të aeroportit në Kabul, do të thotë edhe zyrtarisht hyrje e ushtrisë pakistaneze në Afganistan, gjë që absolutisht nuk i shkon për shtat qeverisë aktuale afganistanase sepse de facto do të shenjonte fillimin e kalimit të fuqisë te talebanët (Islamabadi ka qënë gjithmonë në mbështetje të talebanëve), por as Uashingtonit.  Nuk duhet anashkaluar edhe fakti se Pakistani është aleati më besnik i Kinës (jo vetëm për çështjen e kundërvënies së përbashkët ndaj interesave dhe ambicieve indiane), porse Pekini, si edhe Moska, vëzhgojnë me shumë vëmendje se çfarë po ndodh në truallin afganistanas në kontekstin e tërheqje amerikane dhe në NATO-s nga ku vend. Nga ana tjetër  Turqia ka bëshkëpunim shumë të mirë me Islamabadin dhe synon zgjerimin e bashkëpunimit edhe me Pekinin. Problemi ujgur në Perëndim të Kinës nuk është aspak primar në këtë proces për Turqinë, njëlloj si edhe nga ana tjetër gjendja e të drejtave të njeriut kudo në botë nuk është me rëndësi as për lojtarët në Perëndim që i potencojnë ato me aq shumë dëshirë atje dhe kur kjo është në interesin e tyre.

Sot (por jo vetëm sot, por sot kjo është më e ndukshme), në marrëdhëniet mes fuqive globale bëhet fjalë ekskluzivisht vetëm për interesa ekonomike dhe për asgjë tjetër, as për të drejtat e njeriut, as për demokracinë, as për mbrojtjen e klimës. Kjo është prej kohësh e qartë për ata që marrin pjesë aktive në këtë lojë të madhe por tani do të duhej të ishte e qartë edhe për publikun e gjërë dhe mediat.

Buzëqeshje të rrejshme dhe unitet që thjesht nuk ekziston.

Takimi i larpërmenduar Bajden-Erdogan vërteton tërë ndëlikueshmërinë e përpjekjeve të politikës së jashtme të administratës së re amerikane që bazohet në ndërtimin  e unitetit të Perëndimit kolektiv (këtu përfshij edhe Turqinë, si pjesë përbërëse e NATO-s) nën udhëheqjen e Uashingtonit. Një unitet i këtillë thjesht nuk ekziston, pavarësisht nga frazat e fuqishme politikisht dhe buzëqëshgjeve të rrejshme para kamerave dhe aparateve fotografikë. Nuk ka, sepse nuk ka as qëllim të përbashkët: çfarë është lufta e përbashkët kundër Kinës në kushtet kur marrëdhëniet tregtare mes saj dhe BE-së vitin e kaluar ia kaluan  për herë të parë atyre mes BE-së dhe SHBA-ve? Çfarë do të thotë lufta e përbashkët kundër Rusisë, kur Rusia është gjeografikisht e pranishme në truallin europian dhe nuk ka sesi të ikë prej aty, dhe nga ana tjetër nuk tregon kurrfarë synimi për heqjen dorë nga interesat e saj kombëtare (këtë sot do ta vërtetojë edhe samiti Bajden-Putin në Gjenevë, ndoshta jo kaq publikisht, por në praktikë gjithsesi po), gjë që do të thotë se stabilitet strategjik dhe arkitekturë sigurie në Europë pa Rusinë thjesht nuk ka? Moska mundet kur të dëshirojë t’ia nxijë jetën Perëndimit në mënyrë që ai të mos jetë në gjendje ti përgjigjet sfidës pa konfrontim (i cili, ndërkohë përjashtohet sepse askush nuk do të dojë të vritet për këtë), dhe një prej mënyrave më të efektshme është dhe ajo që Ukrainën të mos e konsiderojë më çështje të politikës së jashtme por të asaj të brendshme.

Dhe përfundimisht Bashkimit Europian i shkon për shtat shkëmbimi i fjalëve të ngrohta me Bajdenin i cili shpreh mirënjohje për vetë idenë e ekzistencës së BE-së si diçka shumë pozitive. Megjithatë vetë antarët kyç të BE-së kanë këndvështrimet dhe interesat e tyre në lidhje me shumë probleme mbi të cilët Uashingtoni ndërton unitetin e ri Perëndimor. Tregues për këtë është edhe gazsjellësi Rryma e Veriut 2 të cilën Bajdenit i’u desh thjesht ta “hiqte nga rendi i ditës” në emër të aleancës me Berlinin gjë për të cilën përballet me kritika brenda shtëpisë dhe nga antarët Lindorë të BE-së dhe Ukrainës.

Që uniteti i përmendur nuk ekzisotn ende në praktikë (dhe as nuk ka për të ekzistuar kurrë në kuadër të atyre planeve që ka skicuar Uashingtoni sepse liderët europianë e dinë mirë se sot në Shtëpinë e Bardhë është Bajdeni, por nesër kushedi se cili), dëshmon edhe fakti se në Uashington, që me 15 korrik do të shkojë për vizitë kancelarja gjermane Anxhela Merkel. Gjatë kësaj vizite do të tentojë të merret vesh për modelet e mundshme të bashkëpunimit të vërtetë mes aleatëve dhe partnerëve transatlantikë (gjë që pastaj Berlini, me fuqinë e  ndikimit ekonomik dhe politik, do ta delegojë te antarët e tjerë të BE-së), por e gjitha kjo që ndodhi ditët e kaluara nën dritat e reflektorëve në samitet e G7, BE-së dhe aleancës së NATO-s është vetëm një shfaqje e madhe Bajdenit, para së gjithash për opinionin publik amerikan ku dëshiron me këmbëngulje të demonstrojë sesa ndryshon nga paraardhësi i tij Trampi, por edhe dëshiron të tregojë se është ai udhëheqësi i ri i Perëndimit pikërisht para takimit me Putinin në Gjenevë i cili në këto momente sapo ka filluar.

Putinit demonstrime të këtij lloji vështirë se mund ti bëjnë përshtypje. Në ditët e kaluara ai, në paraqitjet publike, ka thënë qartë se çfarë i intereson Rusisë dhe nga çfarë ai nuk do të heqë dorë, dhe për herë të parë është thënë qartë se, në rast të ndonjë kritike të pritshme të Bajdenit për të drejtat e njeriut në Rusi, Moska do të marrë qëndrim për të drejtat e njeriut në ShBA. Më fjalë të tjera-  lëvizje me të rëndësishme sesa shkëmbimi i mendimeve në lidhje me probleme të caktuara vështirë se mund të priten, përveçse në lidhje me problemet e sigurisë strategjike gjë që është me rëndësi si për njërin vend ashtu edhe për tjetrin dhe, sepse, zaten pikërisht për këtë mbahet ky takim.

Të drejtat e njeriut, demokracia, shqetësimi për Ukrainën, pandemia... këto janë tema për opinionin e gjërë publik.

 

[i] https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-sastanak-biden-erdogan-puno-osmijeha-u-sjeni-nepostojanja-rjesenja/