Teatri Kombëtar/ Përplasje dhe akuza ndërmjet Aleancës së Teatrit, Ambasadorit Soreca dhe Gjykatës Kushtetuese

Aleanca për Teatrin Kombëtar duket se do të përballet me një akuze për shpifje nga Delegacioni Be-së lidhur me deklaraten e ditës se sotme kundrejt ambasadorit Soreca për ndikim në Gjykatën Kushtetuese në favor të Kryetarit të Bashkisë z.Veliaj.

Tashmë akuzat dhe kundërakuzat sa i përket prishjes dhe rindertimit te Teatrit Kombetar, po prekin dhe nderkomebetaret pasi pikerisht ditën e sotme( 30 qershor) Aleanca për Teatrin akuzoi Ambasadorin Soreca se po ndikon tek Gjykata Kushtetuese për të favorizuar në vendimin për Teatrin, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Madje ata paralajmëruan se do të kërkojnë shpalljen non-grata të ambasadorit Soreca.

Kujtojmë se debati për çështjen e Teatrit Kombëtar nisi që në fund të vitit 2017, por godina u shemb mëngjesin e 17 majit të 2020-ës. Kjo solli protesta dhe përplasje fizike mes aktivistëve dhe policisë. Shembja e godinës u realizua pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me disa nga artistët për ndërtimin e godinës së re.

Kjo ngjarje solli edhe përfshirjen e politikës, ku artistët u ndanë në dy grupe, pro dhe kundra shembjes së teatrit. PD-a dhe LSI-ja u pozicionuan kundër shembjes së Teatrit, ku së bashku me disa prej artistëve kërkonin rinovimin e tij dhe ruajtjen e ndërtesës si pjesë e trashëgimisë dhe traditës kulturore të Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta, në korrik të vitit 2019, depozitoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit nr. 37/2018 të Kuvendit, i cili parashikonte ndërtimin e një teatri të ri.

Akuza dhe Pretendimet nga “Aleanca per Teatrin”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë bërë një denoncim publik për ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca. Në një deklaratë për mediat nga Gjykata Kushtetuese, përfaqësuesja e Aleancës pretendon se Soreca në datën 16 qershor, kur edhe është mbajtur seanca ka zhvilluar në mënyrë të fshehtë një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Sipas pretendimit të Aleancës, ky veprim tregon qartë se Soreca po bën presion ndaj kësaj Gjykate dhe po lobon në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Po ashtu Aleanca thotë se nëse pretendimet e tyre janë të vërteta do kërkojnë që ambasadori i BE të shpallet “non grata” në Shqipëri.

Nga SPAK kërkojnë sekuestrimin e kamerave të sigurisë, ndërsa është paralajmëruar edhe një kallëzim penal.

“Anëtarë të Aleancës për Teatrin të cilët punojnë tek bizneset të godinës së Gjykatës Kushtetuese, kanë konstatuar se ditën e mbajtjes së seancës së Teatrit,  ambasadori Luigi Soreca ka bërë një takim jo publik me kreun e gjykatës në 16 qershor dhe më pas ka dalë nga dera e pasme e Gjykatës.

Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e kuptojmë arsyen se përse ambasadori ka ardhur në këtë ditë seance.

Ne në kërkesat tona drejtuar Gjykatës Kushtetuese kemi kërkuar të bëhet publike nëse ky takim ka pasur interes publik, kemi kërkuar që të bëhet publike se çfarë është diskutuar dhe e fundit pse takimi, ndryshe nga takimet e tjera bëhen publike.

Për ne fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cënon shumë njëanshmërinë e Gjykatës Kushtetutës, cënon legjitimitetin e kryetares së Gjykatës apo kujtdo tjetër që ka bërë këtë takim e e bërë publike për mediat.

Takimi është zhvilluar brenda gjykatës dhe informacioni që ne kemi është se Soreca ka ardhur për të lobuar në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë, sepse mendon se ne qendrestarët e Teatrit mund ti kalojmë gjërat kaq lehtë.

Ne me këtë kërkesë së sotme i kemi kërkuar SPAK të sekuestrojë kamerat brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese. Nëse do jetë e vërtetë ajo që ne pretendojmë do kërkojmë vetë largimin e kryetares nga trupi gjykues, në të kundërt ne do kërkojmë përjashtimin e gjyqtares nga trupi gjykues. Po bëjmë gati gjithë informacionin do ja bëjmë të ditur BE, sesi një ambasador vjen dhe bën presion pranë Gjykatës Kushtetuese.

Ne po bëjmë gati dokumentacionin do kallëzohet edhe penalisht, por do ti bëhet e ditur edhe BE. Ne do marrim gjithë hapat ligjorë që Soreca të shpallet non grata”.

Nga ana tjetër kësaj akuze i  është përgjigjur në mënyre të shpejte dhe të drejtpërdrejte Delegacioni BE-së në Tiranë.

Delegacioni i BE  sqaron se deklaratat janë të bazuara mbi shpifje pasi Soreca më 16 qershor ka takuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha por nuk pati asnjë diskutim për çështjen e hapur për Teatrin Kombëtar. Po ashtu delegacioni i BE konfirmon se Soreca vazhdon të mbështesë pavarësinë e institucioneve gjyqësore.

Reagimi i plotë i delegacionit të BE në Tiranë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021.

Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare.

Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media.

Seanca e 16 Qershorit nga Gjykata Kushtetuese per Teatrin Kombetar

Në seancën e 16 Qwrshoirt  u bë gjykimi i themelit të çështjes, ku Presidenti dhe Aleanca kërkuan shfuqizimin e ligjit special të 2018-ës, të VKM-së së transferimit të pronës së 2020- ës, që përcakton shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, rrëfeu përpara togave të zeza, të gjitha parregullsitë në ligjet e kaluara nga qeveria dhe Bashkia. Ndërsa nga ana tjetër, përfaqësuesi i Kuvendit dhe më pasi ai i qeverisë, pretenduan se Teatri Kombëtar nuk është në listën e Monumenteve të Kulturës.

Për një vendim kundër shembjes së Teatrit Kombëtar votimi duhet të jetë 5 me 2 në favor të Teatrit, ndërsa ndarja e gjyqtarëve 4 me 3 i jep të drejtë qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës.

/argumentum.al