Tiranë, hapet Qendra Kulturore e Maqedonisë së Veriut

Të mos lejojnë të bëhemi të huaj për njëri- tjetrin, kur kemi arsye të shumta të jemi  me njëri me tjetrin. ”

Me pjesëmarrje të ministres së Kulturës të Maqedonisë së Veriut, Irena Stefoska dhe homologia e saj shqiptare Elva Margariti  në Tiranë (10.06) u bë hapja e Qendrën Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Shqipërisë.

“Qendrat kulturore janë ura komunikimi e njohjeje. E tillë është edhe qendra kulturore e Maqedonisë së Veriut, që u hap sot në Tiranë. Së bashku me homologen Irena Stefoska biem në një mendje, që të kemi sa më shumë aktivitete të përbashkëta, që përcjellin, sidomos te brezi i ri dashurinë për vendin, për kulturën, tolerancën dhe respektin për tjetrin”, u shpreh Margariti.

“Me Maqedoninë e Veriut kemi shumë gjëra që na bashkojnë, mes të cilave edhe aspirata për t’iu bashkuar familjes së madhe europiane. Dhe ne jemi tërësisht të ngazhuar për të qenë të denjë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian”, tha ajo.

Në Tiranë hapet Qendra Kulturore e Maqedonisë së Veriut – Tetova Sot

“Në këtë ditë të mrekullueshme në Tiranë, hapëm Qendrën tonë të tretë Kulturore Informative në Ballkan.Përvojat nga qendrat në Stamboll dhe në Sofje,i japin kuptim idesë për vende të cilat na lidhin dhe ndërlidhin.Mbi të gjitha,Qendrat për Kulturë kanë detyrë dhe përgjegjësi të madhe – të mos lejojnë të bëhemi të huaj njëri nga tjetri, kur kemi arsye të shumta të jemi njëri me tjetrin. Sepse kulturës,kufijtë nuk i janë të njohura”,tha ministrja e kulturës Irena Stefoska.

Në fjalimin e saj përshëndetës, Stefoska shtoi se të udhëhequr nga ideja evropiane, fuqishëm i artikulojmë interesat e përbashkëta drejt qëllimit-jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.

“Edhe kjo Qendër Kulturore Informative,është një kapitull tjetër i ri i bukur i marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë miqësore” tha Stefoska,e cila drejtorin e Qendrës Zlatko Origjanski,e porositi që portat e këtij këndi kulturor të jenë gjithmonë të hapura për të gjithë ata të cilët kulturën dhe artin maqedonas e kanë në zemër.

 

Drejtor i Qendrës Kulturore Informative në Tiranë është  muzikanti i njohur maqedonas Zlatko Origjanski i cili shprehet tejet i lumtur për hapjen e kësaj qendre kulturore.

“Ndihem sikur jam në një çmim Oskar, kjo është një ditë historike për dy vendet tona miq”, shprehet ai

Unë jetoj në Tiranë për pesë muaj dhe nuk vuaj nga nostalgjia ..Kuba për Hemingway ishte një dashuri e madhe, Ishulli Hydra për Leonard Cohen, Parisi për Kadarenë, kështu që unë u dashurova me Tiranën, mikpritjen e saj dhe njerëzit e bukur, rrugët plot jetë, histori dhe lule. Kur  jam jashtë Shqipërisë dhe të kthehem, i them shoferit tim, hajde, vozis më shpejt, le të shkojmë në shtëpi.

Nevoja për të hapur këto shandanë shpirtërore është me qëllim, të njihemi që  më mirë me njëri-tjetrin si popuj dhe vende. Le të ndajmë bukurinë dhe mirësinë, përmes artit, për të takuar shpirtrat tanë, thekson Z. Origjanski ne fjalen e  tij.

Në fund ai ka dhe një falendërim për Kryeministrat e dy vendeve;

Dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev, për dy Ministrat e Kulturës, Ministrin e Jashtëm të vendeve tona, për shkak të guximit, këmbënguljes dhe modernitetit të tyre. Pa largpamësinë e tyre, ajo që jemi bashkë në Tiranë sot, nuk do të kishte ndodhur”.

Hapja e Qendrës Kulturore Informative në Tiranë u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjegjësisht me Ambasadën e R. së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, me çka konfirmohet se prezantimi ndërkombëtar është një nga përparësitë e politikës kulturore të R. e Maqedonisë së Veriut.

No photo description available.

Me formimin e këtyre qendrave informative në Tiranë dhe Shkup pritet që të rritet bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, të thellohet bashkëpunimi ndërkulturor dhe të krijohen kushte që artistët e të dyja shteteve të prezantojnë punën e tyre në të dyja shtetet.

/argumentum.al