Video/ Kryeministri Rama prezanton prioritetet e Shqipërisë për në Këshillin e Sigurimit në OKB

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në Facebook, prezantoi për opinionin publik prioritetet që pritet të ketë Shqipëria në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)

Këto prioritete mes të cilave janë të drejtat e grave, të drejtat e njeriut, bashkëjetesa fetare, kushtet klimatike, Rama ka zgjedhur që t’i thotë nëpërmjet zërit të të rinjve.

“Mirëmëngjes dhe me prioritetet e Shqipërisë për misionin historik të saj në OKB, të rrëfyera nga të rinjtë që përfaqësojnë vendin tonë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjet e rinisë, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.