Xhaçka në Samitin e SEECP: Shqipëria, e përkushtuar për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me fqinjët

Në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka shprehu sot vlerësimin ndaj kryesisë turke për punën e bërë në forcimin e bashkëpunimit në shëndetësi, kulturë, turizëm, siguri dhe infrastrukturën ndërajonale.

Xhaçka i uroi suksese Greqisë si kryesia e ardhshme.

Shqipëria, tha ajo, “mbetet e përkushtuar për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me fqinjët”.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë sot në takimin e ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Europës Juglindore (SEECP) që po mbahen në Antalia të Turqisë.

Ministeriali u pasua po sot nga samiti i SEECP, pas të cilit kryesimi i Procesit të Europës Juglindore kalon nga Turqia tek Greqia për vitin 2021-2022.