Zgjerimi i BE-së: interes i përbashkët strategjik

Politika, 27 qershor 2021[i]

Heiko Mass, Ministër i punëve të jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë

Dr Augusto Santos Silva, ministër i punëve të jashtme të Republikës së Portugalisë

Dr Anzhe Logar, ministër ministër i punëve të jashtme i Republikës së Slovenisë

Bashkimi Europian vazhdon të jetë edhe më tej garancia më e mirë për paqen, demokracionë dhe begatinë në kontinentin tonë. Gjatë më shumë se 70 vitesh ai na ka ndihmuar për të tejkaluar dallimet dhe për të forcuar unitetin e kontinentit tonë. Megjithatë këtë arritje nuk mund ta marrim si të dhënë njëherë e mirë. BE-ja do të vazhdojë me reagimin ndaj sfidave të kohës tonë në mënyrë që të përparojë drejt një të ardhmeje më të mirë.

Ndryshimi i vetë BE-së është një prej elementëve që do ta ndërtojë këtë të ardhme, të bazuar në angazhimin e sinqertë dhe vizionin e përbashkët. I udhëhequr nga vlerat e unionit dhe i bazuar në kushte të përcaktuara qartësisht, zgjerimi ka treguar se është një prej instrumentave më të suksesshëm për promovimin e paqes dhe stabilitetit si dhe për reforma politikike, ekonomike dhe shoqërore. Politika e zgjerimit ka qënë gjithashtu element kyç për forcimin e pranisë së BE-së në skenën globale, duke sendërtuar kësisoj sigurinë tonë kolektive. Për këtë nevojitet të vazhdohet në të njëjtën rrugë.

Pas zgjerimit të suksesshëm në Jug dhe në Lindje, BE-ja tani është në procedurën e integrimit të Ballkanit Perëndimor të vendosur në zemër të kontinentit tonë. Perspektivat për antaresim në BE për këtë rajon për herë të parë është ofruar në samitin e Këshillit të Europës të mbajtur në Feiri në muajin qershor të vitit 2000, gjatë kohës së kryesimit portugez të Këshillit të Bashkimit Europian, kur shefat e shteteve dhe të qeverive pohuan se vendet e Ballkanit Perëndimor që marrin pjesë në Procesin e Asocim- Stabilizimit janë kandidatë potencialë për antarsim  në BE. Ky parim, i formuluar në “Agjendën selanikase për Ballkanin Perëndimor” dhe i pohuar përsëri në Sofje në vitin 2018 dhe më tej në Zagreb në vitin 2020, gjatë gjithë kohës përbënte aksin e politikës së BE-së ndaj rajonit tuaj.

Momentalisht janë duke u zhvilluar bisedimet për antarsimin me Malin e Zi dhe Serbinë. Në muajin mars të vitit 2020, Këshilli dha miratimin për hapjen e bisedimeve për antaersim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Këshilli miratoi gjithashtu edhe një metedologji të re për zgjerimin, e cila synon të gjallërojë procesin e antarsimit dhe ta bëjë atë më të parashikueshëm dhe me të bazuar nëpërmjet orientimit të fuqishëm politik.

Duke përdorur këtë metodologji, kemi mbajtur konferencat e para politike ndërqeveritare me Malin e Zi dhe me Serbinë gjatë kryesimit portugez të Këshillit të Bashkimit Europian. Synimi jonë është që gjatë tërë procesit të antarsimit të orientojmë përpjekjet e këtyre dy shteteve drejt shtetit të së drejtës, të drejtave bazë, funksionimit të institucioneve demokratike dhe reformës së administratës publike si dhe në kritere ekonomike. Thënë shkurt: për kushte më të mira jetese të popullsisë dhe rezistencë më të madhe ndaj  ndikimit të vendeve të treta.

Jemi shumë të shqetësuar që nuk arritëm të fillojmë bisedimet për antarsim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, edhe përkundër faktit se Këshilli, në muajin mars të vitiot 2020, mori vendimin për ta bërë një gjë të këtillë. Që të dy këto vende kanë realizuar një sërë reformash, ndërsa Maqedonia e Veriut ka investuar kapital të madh politik në zgjerim, madje edhe ka ndryshuar emrin e saj. Është momenti i fundit që BE-ja të përmbushë premtimet e saj. Gjermania dhe Portugalia si vende kryesuese të Këshiliut të BE-së kanë investuar shumë përpjekje në gjetjen e një kompromisi i cili do të na mundësonte të ecnim përpara, ndërsa Sllovenia gjatë kryesimit të saj do të vazhdojë të bëjë përpjekje, duke u lidhur me atë që tashmë është bërë. Kemi besimin se çështjet bilaterale nuk do të duhej të frenojnë përparimin në lidhje me hapin i cili ka rëndësi kaq të madhe si për BE-në, ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor.

Janë pikërisht procesi i zgjerimit dhe perspektiva e antarsimit në BE instrumenta që ofrojnë kuadrin më të mirë të mundshëm për tejkalimin e qëndrimeve të ndryshme mes partnerëve në Ballkanin Perëndimor. Për këtë do të vazhdojmë edhe më tej të angazhohemi fuqishëm dhe të bëjmë thirrje për eleminimin e shpejtë të bllokadës momentale e cila po gropos besueshmërinë e BE-së, bllokadë e cila është në kundërshtim me interesin tonë strategjik për stabilitet në Ballkanin Perëndimor- me synimin që sa më shpejt të sendërtojmë edhe një hap tjetër me rëndësi në rrugën drejt stabilitetit dhe zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor.

Jemi të vetëdijshëm se procesi i zgjerimit është i vështirë dhe shumë kërkues. Për këtë dëshmon edhe rruga e Portugalisë dhe e Sllovenisë drejt BE-së. Megjithatë, hapat e nevojshëm për përmbushjen e kritereve për antarsim në BE që synojnë përmirësimin e kapaciteteve administrative dhe kushteve shoqërore të kandidatëve, shërbejnë mbi të gjitha për të mirën e qytetarëve të tyre. Me fjalë të tjera, zgjerimi nuk ka si qëllim vetëm të forcojë Unionin, por edhe institucione më demokratike, më të drejta dhe më transparente që njerëzve u ofrojnë numur më të madh mundësish dhe standart jete më të mirë.

BE-ja është partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor. Sipërmarrjet nga BE-ja janë padyshim investitorët udhëheqës në rajon. Megjithatë, marrëdhëniet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor konsistojnë në shumë më tepër se vetëm tregtia. BE-ja ofron ndihmë teknike dhe financiare në mënyrë që të përparohet funksionimi i institucioneve demokratike dhe të përmirësohet lidhja në rajon, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në kuadër të Instrumentit për ndihmë para antarsimit. Shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor tashmë udhëtojnë më lehtësisht  në BE. Kosova është i vetmi vend në rajon ndaj të cilit ende nuk zbatohet liberalizimi i regjimit të vizave. Jemi të përkushtuar në qëllimin për të arritur përparim edhe në këtë proces. Përveç kësaj, qytetarët dhe sipërmarrjet nga rajoni tashmë marrin pjesë në programet e Bashkimit Europian siç janë Erazmus+, i cili mbështet shkëmbimin e studentëve, ose siç është COSME, programi europian për forcimin e konkurueshmërisë së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për të përmendur vetëm këto të dyja.

Më në fund, BE-ja është hapësirë solidariteti. Që nga fillimi i pandemisë së virusit kovid 19 Bashkimi Europian i është përgjigjur thirrjes së OBSh-së dhe ka ndihmuar për të mbledhur pothuajse 16 miliardë euro. Një e treta e eurove ose dollarëve të shpenzuar për platformën globale të vaksinimit (Kovaks), e cila u ka siguruar akses në vaksina vendeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare, vjen nga Bashkimi Europian dhe shtetet e tij antare. Bashkimi Europian ka investuar afro tre miliardë euro në procesin  e parafinancimit të prodhimit të vaksinave nëpëmjet marrëveshjeve të lidhura mne kompanitë farmaceutike mbi blerjen paraprake , gjë që ka qënë në përfitim të të gjithë qytetarëve të botës, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Dozat e para tashmë janë dorëzuar, do të ketë edhe të tjera. Mbi të gjitha, Bashkimi Europian e ka mbështeur rajonin që në fillimin e krizës, duke mobilizuar një paketë të rëndësishme prej 3,3 miliardë eurosh me synimin e zgjidhjes së krizës direkte dhe zbutjen e pasojave të saj ekonomiko-sociale, si dhe paketën investuese në shumën prej nëntë milardë eurosh për përmirësimin dhe zhvillimin afatmesëm të rajonit.

Me rastin e pandemisë vendet e rajonit kanë shfaqur solidaritet reciprok të madh. Bashkëpunimi rajonal i përmirësuar mbetet faktori kyç për shfrytëzimin e plotë të potencialit ekonomik të rajonit dhe promovimin e pajtimit dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Shpresojmë se vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin që do të zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit me 5 korrik do të ndërmarrin hapa të mëtjeshëm ambiciozë drejt realizimit të këtij projekti hisorik, Tregut të përbashkët rajonal, gjë me të cilin në rajon do të hyjnë katër liritë e BE-së.

Bashkimi Europian si union i shteteve të ndryshme, secili me traditën dhe historinë e tij, nuk do të mund të jetë i suksesshëm nëse nuk do të ruajë vlerat e tij të përbashkëta. Le të marrim si shembull tre vendet tona, Gjermaninë, Portugalinë dhe Slloveninë, të cilat momentalisht përbëjnë “trio-n” e vendeve kryesuese të Këshillit të BE-së. Kemi histori dhe eksperienca të ndryshme, por besojmë në atë që Zhan Moneja, një prej themeluesve të Bashkimit Europian, ka thënë: “Detyrojini njerëzit të punojnë sëbashku, tregojuni se interesi i përbashkët gjendet jashtë dallimeve dhe kufinjve gjeografikë të tyre”. Ky interes i përbashkët është Europa paqesore, e fuqishme dhe e begatë, e aftë për të ruajtur vlerat dhe interedsat e saj në një botë gjithnjë e më konkuruese.

Në mënyrë që të arrihet një gjë e tillë, Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[i] http://www.politika.rs/sr/clanak/482130/Prosirenje-EU-strateski-i-zajednicki-interes