Aleanca për Mbrojtjen eTeatrit padit në SPAK Sorecën: Meta e Xhaçka ta shpallin “non grata”

Aleanca për Mbrojtje e Teatrit ka depozituar në SPAK një kallëzim. Pas akuzave të bëra publike Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ju drejtua sot SPAK duke depozituar një kallëzim penal për ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe kreun e bashkisë Erion Veliaj.

Aleanca e akuzon Sorecën për ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese, në favor të Veliaj në lidhje me çështjen e Teatrit.

“Sot u paraqitëm për herë të 12 në SPAK me kallëzime penale përveç 10 kërkesave të ndryshme që kemi bërë. Kallëzimi i sotëm është kundër ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i cili në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka ushtruar ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e Teatrit“, tha Kalaja.

Aleanca nuk mjaftohet me kaq.

Kalaja tha se i ka kërkuar Presidentit Meta dhe ministres së Jashtme Xhaçka për ta shpallur “non grata” ambasadorin e Jashtëm të BE-së.

Ne, Aleanca për Teatrin e shikojmë si një konsumim të veprave penale vizitën e ambasadorit në Gjykatën Kushtetuese, i cili në bashkëpunim me kryetarin ka tentuar të ndikojë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në dënojmë veprimin penal të ambasadorit Soreca. Për të gjitha këto veprime ne kemi informuar Parlamentin Evropian. Po kështu i kemi kërkuar Presidentit të Republikës Ilir Meta shpalljen “non grata” në territorin e presidencës dhe nga anaAle tjetër i kemi kërkuar dhe ministres së Jashtme, zonjë Xhaçka shpalljen “non grata” në territorin e Shqipërisë”, tha Kalaja.

Gjithashtu Kalaja tha se i kanë kërkuar SPAK sekuestrimin e gjithë pamjeve filmike brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese dhe konfiskimin e bisedave telefonike të zotit Soreca dhe kryetarit të bashkisë Veliaj.

Kallezimi ne SPAK