Ambasadorja Kim takon hetuesit e rinj të BKH-së

Ambasadorja Yuri Kim, është takuar ditën e sotme me hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët janë në përfundim të trajnimit të tyre.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim vlerësoi punën e tyre si shumë të rëndësishme dhe të vështirë, ndërsa konsideroi të sigurt suksesin.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka vizituar sot ambientet e SPAK në Tiranë, ndërkohë që sot betohen dhe marrin distinktivin 28 agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve.

Mësohet se gjatë vizitës në SPAK Yuri Kim takoi Arben Krajën dhe Aida Hajnajn.

Pas vizitës në SPAK, diplomatja amerikane në një postim në Twitter shkroi se puna e hetuesve të BKH është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ia dalin.

Kim shkruan se SHBA do t’i mbështesë ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.