Azerbajxhan, shpërthim në Detin Kaspik pranë kryeqytetit

Një shpërthim ka ndodhur dje në Detin Kaspik pranë bregdetit të kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku,

Ministria e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të vendit dhe Qendra Republikane e Vëzhgimit Sizmik e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Azerbajxhanit po kryejnë një hetim mbi shpërthimin.

Sipas njoftimeve paraprake, nuk është raportuar asnjë viktimë.

Pamjet e shpërthimit, të cilat mund të shiheshin me sy nga Baku, u shpërndanë në mediat sociale.

Ibrahim Ahmadov, nënkryetari i departamentit të marrëdhënieve me publikun në kompaninë shtetërore të naftës të Azerbajxhanit SOCAR, tha se asnjë dëmtim nuk kishte ndodhur në platformat detare dhe në objektet industriale nën kontrollin e drejtpërdrejtë të kompanisë, duke shtuar se operacionet po vazhdojnë si zakonisht.

Ministria e Situatave të Emergjencës në një deklaratë tha se gjatë ditës, ajo "nuk regjistroi asnjë sinjal të vetëm për incidentet në infrastrukturën e naftës ose objektet industriale" në vend.

Ndërkohë, disa ekspertë në vend thanë se shpërthimi kishte të bënte me një shpërthim vullkanik.

"Ka shenja të shpërthimit të një vullkani baltë. Hetimet janë duke u zhvilluar", tha Gurban Yetirmishli, kreu i Qendrës Republikane të Vëzhgimit Sizmik.

Autoritetet në sektorin e energjisë ndërkohë thanë se shpërthimi ndodhi në një cisternë në fushën e gazit Umid.