Busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu Inaugurohet në Budapest

Busti i heroit kombëtar shqiptar të shekullit XV Skënderbeu u përurua në Parkun e Qytetit të Budapestit në një ceremoni të pranishëm nga Presidenti shqiptar Ilir Meta dhe homologu itij, Presidenti János Áder të hënën.Busti i dhuruar nga Tirana në Budapest u përurua gjithashtu edhe nga kryetarët e bashkive të dy qyteteve, Erion Veliaj dhe Gergely Karácsony, pranë Kalasë së Vajdahunyad.

Busti i Skenderbut i punuar me kujdes nga skulptori Agim Rada eshte vendosur  përballë bustit të bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Është dashur 20 vite për të mbërritur te kjo ditë tha Veliaj pasi kjo  iniciativë  ka nisur që në kohën e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës me kryetarin e Bashkisë së Budapestit atëherë.

“Një ditë e mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve. Kombet që nuk dinë nga kanë ardhur, nuk dinë as se ku po shkojnë. Në finale, përtej zhurmës dhe historisë, janë veprat ato që mbeten. Sfida për gjeneratën tonë është të lëmë vepra, të mos merremi me llafe, të mos i bëjmë stërkëmbësha njeri-tjetrit, mos të pengojmë progresin por të lëmë pas diçka që do të mbetet. Është dashur 20 vite për të mbërritur te kjo ditë. Një iniciativë që ka nisur që në kohën e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës me kryetarin e Bashkisë së Budapestit atëherë. Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës e lë një vepër që do të mbetet këtu në Budapest”, u shpreh Veliaj.

Veliaj dhe homologu hungarez Karácsony përurojnë në Budapest bustin e  Skënderbeut | Gazeta Dita

 Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës per qytetin e Budapestit. Ashtu siç pati premtuar edhe kryebashkiaku Veliaj, monumenti i Skëndërbeut, vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve.

Me ftesë të Kreut të Shtetit të Hungarisë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar mori pjesë dhe përshëndeti ceremoninë e përurimit të bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që u vendos në parkuan Városliget të kryeqytetit hungarez, në prani të Presidentit të Republikës së Hungarisë, János Áder, të kryebashkiakut të Budapestit Gergely Karácsony si dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Presidenti Meta dhe Presidenti i Hungarisë Áder, pas prerjes së shiritit përurures dhe zbulimit të veprës së skulptorit shqiptar Agim Rada, si dhe fjalimeve përshëndetëse, vendosën kurora në shenjë nderimi pranë bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Duke iu drejtuar ceremonisë, Presidenti shqiptar Ilir Meta e quajti përurimin e statujës së komandantit të shekullit të 15 "në zemër të Budapestit dhe Evropës" një "moment historik".

 Nuk ka figurë historike, e cila simbolizon dhe mishëron më shumë rrënjët e miqësisë dhe të aleancës midis dy popujve tanë, se sa Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha Meta. Presidenti falënderoi Hungarinë për mbështetjen e saj për aspiratat e Shqipërisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe për ndihmën e saj pas tërmetit 2019 dhe gjatë pandemisë së koronavirusit.

Presidenti Meta përuron bustin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Budapest:  Hungaria mbetet mbështetëse e palëkundur e integrimit evropian të Shqipërisë

Meta tha se ishte i bindur që Hungaria dhe Shqipëria do të vazhdojnë të forcojnë miqësinë e tyre në të ardhmen.

 Fjala e Presidentit Meta

Duke përshëndetur autoritetet e pranishme në përurimin e bustit të Heroit tonë Kombëtar, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh: “I nderuar Shkëlqesia Juaj, President Ader,

I nderuar Kryetar i Bashkisë së Budapestit Karacsony,

Të nderuar autoritete të pranishëm,

Të dashur miq!

E prita me kënaqësi dhe emocion të veçantë, ftesën e Shkëlqesisë së Tij zotit President Ader, për të qenë i pranishëm në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest.

Nuk ka figurë historike, e cila simbolizon dhe mishëron më shumë rrënjët e miqësisë

dhe të aleancës midis dy popujve tanë, se sa Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Lidhjet dhe aleanca e heroit tonë kombëtar me Prijësin ushtarak dhe drejtuesin e spikatur politik të Hungarisë, por dhe të mbarë Evropës Qendrore, Janosh Huniadi, janë legjendare.

Lidhjet dhe bashkëpunimi njëzetvjeçar midis familjeve fisnike të Kastriotëve dhe prijësit të tyre Skënderbe me familjen fisnike të Huniadëve dhe prijësit të tyre Janosh, janë dëshmia e rrënjëve të thella dhe solide të miqësisë midis popullit shqiptar dhe atij hungarez.

Kjo miqësi dhe aleancë u ngjiz, farkëtua dhe u sprovua që në fillimet e vitit 1440, kur dy prijësit tanë morën pjesë në një operacion të përbashkët ushtarak në Transilvani dhe që më pas u kthye në një aleancë të vërtetë dhe të fortë ushtarake kundër pushtuesit të përbashkët otoman duke vazhduar përtej edhe në vitin 1448.

Kjo aleancë strategjike e Gjergj Kastriotit dhe e Janosh Hunyadit  shkëlqeu me sukseset e betejave antiosmane të periudhës 1443-1444, dhe e shpëtoi Europën nga valët shkatërrimtare.

Dy Prijësit tanë legjendarë, u shndërruan në mburoja të vlerave dhe të traditave të qytetërimit  evropian.

Por jehona e kësaj aleance i kapërceu shekujt dhe u materializua më pas edhe në krijimin e Mbretërisë Shqiptare, sepse fisnikëria hungareze e përfaqësuar nga Mbretëresha me prejardhje hungareze Geraldine Apponyi në krah të mbretit Zog, hodhën themelet e kurorës mbretërore shqiptare

Për të cilën të gjithë ne, shqiptarët, jemi krenarë sepse e konsiderojmë mbretërinë një moment të rëndësishëm në historinë shtetformuese të  vendit.

Ne i jemi mirënjohës Hungarisë që, si pjesë e Perandorisë Austro- Hungareze, ishte ndër të vetmet vende ndër Fuqitë e Mëdha që ishte pro krijimit të shtetit shqiptar pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane.

Edhe sot, ashtu si në kohën e aleancës së Kastriotit dhe të Huniadit, Hungaria mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit evropian të Shqipërisë.

I jemi mirënjohës Hungarisë për mbështetjen e pakursyer për popullin shqiptar edhe në momente të rënda të fatkeqësive natyrore. Vlerësojmë veçanërisht shumë kontributin e saj në përballimin e pasojave të tërmetit dhe luftën me pandeminë.

Jemi krenarë që vitin që vjen do të kremtojmë së bashku 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Në fund, më lejoni që të falënderoj Shkëlqesinë e Tij Presidentin Ader, Kryetarin e Bashkisë Karacsony dhe autoritetet e larta që mundësuan vendosjen e bustit të heroit tonë legjendar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në zemër të Budapestit!

Me këtë rast, shpreh bindjen time se fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit historik midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohet pa ndalur në të ardhmen.”

/ www.argumentum.al