Dita e Shtetformimit të Malit të Zi/ Kryetari i Komunitetit malazez z.Marinko Culafic i dhuron biblotekes së Elbasanit libra të historisë dhe letërsisë malazeze

Me rastin e 13 korrikut, Ditës së Shtetformimit të Malit të Zi, kryetari i Komunitetit malazez në Shqipëri, z. Marinko Culafic bëri një vizitë në bibliotekën "Qemal Baholli" të qytetit të Elbasanit ku u prit nga drejtoresha e këtij institucioni, zj. Aida Gashi. Në kuadër të kësaj feste Culafic në emër të Matica Crnogorska i dhuroi bibliotekës së qytetit një sasi librash të historisë dhe letërsisë malazeze si edhe 15 katalogë të historisë së Shën Vladimirit të Duklës e cila është botuar në të dyja gjuhët. Qytetarët elbasanas dhe jo vetëm do të kenë mundësinë të njohin më mirë historinë e shenjtit me origjinë malazeze, emrin e të cilit mban dhe manastiri në Shijon të Elbasanit. Gjithashtu u ra dakord për një bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen në kuadër të programit të ZCGA-së.

Të dielën në datë 11 korrik kryetari i ZCGA-së shkoi në manastirin e Shën Vladimirit afër Elbasanit dhe pas meshës së të dielës, në emër të Matica Crnogorska i dorëzoi priftit të manastirit At Irinesë 250 katalogë "Kulti i Shën Vladimirit të Duklës (1016-2019)".

Ditën tjetër, në 12 korrik Culafic bëri një vizitë në bibliotekën moderne të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të qytetit të Elbasanit, ku pati një takim me Kancelarin e këtij universiteti z. Elian Hoxha dhe drejtorin e bibliotekës z.  Elvis Dhono. Ata pranuan me kënaqësi librat letrarë dhe historikë në gjuhën malazeze si edhe 15 katalogët e historisë së shenjtit të dhuruara nga Matica Crnogorska!

May be an image of 2 people, including Marinko Culafic, people standing and indoor

Një numër i madh librash dhe rreth 80 katalogë të Shën Vladimirit iu dhuruan në këtë datë të shënuar edhe shoqatës "Komuniteti malazez në Shqipëri"

Culafic falenderoi në emër shoqatës, të bibliotekave të Elbasanit dhe Kishën Ortodokse Autoqefale shqiptare sekretarin e përgjithshëm të Maticës z. Ivan Ivanovic për librat dhe katalogët e dhuruar si dhe mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion i ka dhënë programit të ZCGA-së.

/Argumentum.al