Efektivët e batalionit të dytë të këmbësorisë, trajnim në SHBA

“Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Forcave të Armatosura shqiptare dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t ka ndikuar në fuqizimin e kapaciteteve të ushtrisë tonë”, deklaron ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në një reagim, Peleshi ka publikuar foto nga stërvitja e efektivëve të FA-së në Joint Base McGuire-Dix-Lakehurst në SHBA.

Peleshi bën të ditur se “efektivët e batalionit të dytë të këmbësorisë ishin trupat e radhës që trajnohen në Joint Base McGuire-Dix-Lakehurst”.

Ministri vë në dukje se “përgjatë 20 viteve të këtij bashkëpunimi, qindra ushtarakë shqiptarë dhe amerikanë janë trajnuar dhe stërvitur së bashku në Shqipëri dhe SHBA”./ata