FotoLajm/ Shqipëria mes Perëndimit dhe Lindjes

Një pritje zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm u zhvillua mbrëmjen e se martes

Olta Xhaçka, Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme  ka publikuar në Twiter disa fotografi me të ftuarit nga pritja zyrtare qe u zhvillua me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023.

Shqipëria e pozicionuar mes fuqive të mëdha. Nga njëra anë, SHBA, Francë, Britani e Madhe, dhe nga ana tjetër Rusi, Kinë.

Kështu padashur, Olta Xhaçka tregon edhe njëherë Shqipërinë e cila mbetet e ndare ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Pavarësisht se ana e djathtë e anatemon anën e majtë si shtete kërcënuese, nuk mund të mos vlerësohej mbështetja  e Rusisë dhe Kinës në këtë ngjarje historike për Shqipërinë.

Kujtojmë se Shqipëria u zgjodh  për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, më 11 Qershor./ Argumentum.al