Kapen 6 kg kokainë në Durrës

Policia ka sekuestruar një sasi prej 6.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, e cila është gjetur e fshehur në kontejnerë me banane.

Droga rezulton se është gjetur në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerët e të cilës më 13 korrik u gjet një sasi prej 11.6 kg kokainë.

Katër ditë pas zbulimit të ngarkesës së parë të drogës, policia thotë se u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontejnerëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”.

Ndërsa nga kontrolli i ushtruar gjatë ditës së premte, 23 korrik, në 10 kontejnerë të saj u gjetën d6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Operacioni drejtohet nga një grup i posaçëm prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të SPAK-ut.