“Kini kujdes në marrëdhëniet me ta”, ambasada kineze në Podgoricë i përgjigjet Palmerit, pse SHBA-të nuk ndihmuan Malin e Zi kur ata ishin aq të etur për autostradë?

I dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer gjatë një vizite zyrtare në Malin e Zi u bëri thirrje zyrtarëve të lartë të këtij vendi që të tregonin kujdes në marrëdhëniet e biznesit me Kinën.

Komentet e z. Palmer gjatë takimeve me liderët e Malit të Zi gjatë vizitës më 8 korrik, kanë nxitur reagimin e ambasadës së Kinës në Podgoricë.

Ambasada e Malit të Zi duke iu përgjigjur Ndihmës Sekretarit të DASH thotë se marrëdhëniet ekonomike mes Kinës dhe Malit të Zi janë ndërtuar mbi bazën e përfitimit të dyanshëm.

“Pala kineze ndihet krenare të shikojë që Mali i Zi po forcon marrëdhëniet e bashkëpunimit me vende të tjera, por nuk do të donim të shikonin që vende të tjera të papërgjegjshme të drejtonin gishtin nga marrëdhëniet Kinë-Mali i Zi”, thuhet në reagimin e ambasadës kineze.

Sipas ambasadës, zyrtari i SHBA u ka bërë thirrje drejtuesve të shtetit në Malin e Zi që të tregojnë kujdes në marrëdhëniet e biznesit me Kinën.

Zyrtarët e SHBA duhet të shohin marrëdhëniet e tyre me Malin e Zi dhe të mos shqetësohen për marrëdhëniet mes Kinës dhe Malit të Zi.

Z. Palmer, vizita juaj duhet të ishte përqendruar në promovimin e marrëdhënieve SHBA-Mali i Zi në vend, sesa në përpjekjen për të dëmtuar marrëdhëniet Kinë-Mal të Zi. Marrëdhëniet Kinë-Mali i Zi janë shumë të forta për t'u dëmtuar nga fjalët e tij dashakeqe për Kinën. Dhe imazhi tradicional i miqësisë dhe bashkëpunimit i Kinës në Malin e Zi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk mund të sabotohet nga emërtimi i tij negativ ndaj Kinës”  përfundon reagimi i ambasadës.

Reagimi i Ambasadës Kineze në Podgoricë:

Natën e kaluar, Ambasada Kineze kujtoi me mirësi zyrtarët e lartë të SHBA që të përmbahen nga diktimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh Kinë-Mal i Zi. Por fatkeqësisht, sot Z. Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së foli përsëri haptazi për të ashtuquajturën 'kurth i borxhi kinez' në një TV. Tani është mjaft e qartë se ky ishte një nga qëllimet e udhëtimit të tij, në të cilin ai e konsideroi atë si një mision, të trazonte diçka pasi ai e konsideronte veten një predikues përpara vendeve të tjera. Ne dyshojmë nëse njerëzit e Malit të Zi pajtohen me akuzat e tij të pabazuara.

Edhe nëse mendimet lokale nuk ishin dakord, ai duhet të ishte ndier i detyruar të fliste në këtë mënyrë, sepse fjalët e një zyrtari të lartë amerikan, siç është ai, duhej të përfaqësonin plotësisht politikën zyrtare të SH.B.A.-së. Ne do të donim t'i bënim atij një pyetje të thjeshtë në këmbim, pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i dhanë një dorë ndihme për njerëzit e Malit të Zi kur ata ishin aq të etur për autostradë?

Si një mesazh lamtumire për Z. Palmer, vizita juaj duhet të ishte përqendruar në promovimin e marrëdhënieve SHBA-Mali i Zi në vend, sesa në përpjekjen për të dëmtuar marrëdhëniet Kinë-Mal të Zi. Marrëdhëniet Kinë-Mali i Zi janë shumë të forta për t'u dëmtuar nga fjalët e tij dashakeqe për Kinën. Dhe imazhi tradicional i miqësisë dhe bashkëpunimit i Kinës në Malin e Zi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk mund të sabotohet nga emërtimi i tij negativ ndaj Kinës

Kujtojme se Mali i Zi ka huazuar një miliard dollarë nga Kina në vitin 2014, për të financuar pjesën e parë të autostradës prej 163 kilometrash, për në Serbinë fqinje.

Vetë projekti është i ndarë në tre seksione, ndërsa huaja kineze mbulon vetëm 41 kilometrat e parë.

Seksioni i parë i autostradës fillimisht është dashur të përfundojë në vitin 2019, por vonesat në ndërtim dhe pandemia COVID-19 e kanë shtyrë afatin deri më 30 nëntor.

Pavarësisht dështimit të disa studimeve të fizibilitetit, projekti e ka marrë dritën jeshile nga qeveria e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, e cila ka marrë huanë masive kineze për të financuar autostradën.

Gjukanoviq është tani president i Malit të Zi, ndërsa qeveria aktuale - e cila është votuar në muajin dhjetor - përbëhet nga partitë e opozitës, që kryesisht e kanë kundërshtuar projektin e autostradës dhe tani kërkojnë zgjidhje financiare për borxhin në rritje.

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq i ka shprehur publikisht shqetësimet për borxhin ndaj Kinës në muajin mars. Atëbotë, ai u ka thënë ligjvënësve malazezë se BE-ja duhet të ndihmojë në shlyerjen e huasë, për ta mbrojtur Malin e Zi prej varësisë nga Kina.

argumentum.al