Kreu i AMA zgjidhet pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve për ta shtyrë atë në shtator

Parlamenti i dominuar nga deputetët e Partisë Socialiste  ka votuar për Armela Krasniqin në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), pavarësisht akuzave të opozitës dhe thirrjeve të ndërkombëtareve për ta shtyrë votimin për në muajin shtator,

Krasniqi, një ish-zëdhënës i Kryeministrit Edi Rama dhe Drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, u zgjodh me 83 vota pro në seancën plenare të Mërkurën, e cila ishte e fundit për këtë legjislaturë.

Ndërsa Alketa Dibra mori vetëm 9 vota pro. Lidhur me emërimin e kreut të AMA i cili u zgjodh të Mërkurën në Parlament pati një reagim nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, sipas të cilit do të ishte më mirë që ky emërim të bëhej gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator.

Pati një reagim të ngjashëm nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe disa ambasadorë të huaj si ai britanik. / argumentum.al