Kroacia dhuron Shqipërisë 20 mijë doza vaksinash AstraZeneca.

Kroacia i ka dhuruar Shqipërisë 20 mijë doza vaksinash AstraZeneca. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook thekson se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur në total 1,699,410 vaksina anti-covid. ”20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate. Me 1,699,410 vaksina anti-covid që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit anti-covid”.